Ilir Meta gjen fatin e Ilir Metës

Ilir Meta gjen fatin e Ilir Metës

Ilir Meta është njeriu që ka përcaktuar direkt ose indirekt rezultatin e të gjitha zgjedhjeve politike qysh nga viti 2005, përmes manovrave dhe krahëve që ai ka zgjedhur, nisur nga interesat apo armiqësitë e tij politike. Në vitin 2002, Ilir Meta u shkëput nga PS, pas mosmarrëveshjeve me udhëheqësin socialist Fatos Nano, kundër të cilit […]

Presidenti Nishani i jep një dorë opozitës duke emëruar Fatmir Xhafën

Presidenti Nishani i jep një dorë opozitës duke emëruar Fatmir Xhafën

Saimir Tahiri u largua nga ministër i Brendshëm për shkak të trysnisë të disa vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën. Ndryshe nga çfarë pretenduan analistët shqiptarë, të cilët përgjithësisht përcjellin si analizë thashethemet që lëshojnë qëllimisht kampet përkatëse, fundi i Tahirit erdhi sepse Edi Rama u vu para zgjedhjes ose të largonte Saimir […]

Edi Rama është i trembur – 2 gjëra që mësuam nga monologu i tij

Edi Rama është i trembur – 2 gjëra që mësuam nga monologu i tij

Kryeministri Rama—tejet nervoz, dukshëm i acaruar, me një të folur të shpejtë që dëshmonte ngutjen për ta hequr qafe sa më parë detyrimin për të folur—harxhoi sot në mbrëmje pothuajse të gjithë monologun e paralajmëruar për të shpjeguar arsyet e ndryshimeve në qeveri duke shpjeguar, në fakt, mos arsyet. Kur e mbaroi, të gjithë kuptuam diçka të […]

Megallomania e ka bërë Ramën vegël në duart e Vuçiçit

Megallomania e ka bërë Ramën vegël në duart e Vuçiçit

Gjatë tre viteve të qeverisë së tij, kryeministri Rama i ka dhënë një prioritet të rëndësishëm marrëdhënieve me Serbinë. Beogradi është kryeqyteti që ai ka vizituar më shumë si kryeministër dhe Aleksandar Vuçiç është kryeqeveritari botëror që ai ka takuar më shpesh—plot tetë herë, tre herë në vizita zyrtare, dy në Beograd dhe një në […]

Pohimet e gënjeshtërta të Kryeministrit për mbetjet — Exit shpjegon

Pohimet e gënjeshtërta të Kryeministrit për mbetjet — Exit shpjegon

Dy janë argumentet kryesore mbi të cilat Kryeministri Rama ka ndërtuar përligjien e tij për lejimin e importimit të mbetjeve në vend: është ulur numri i mbetjeve të lejuara; dhe ndryshimet ligjore do ta shpëtojnë industrinë ricikluese. Për të shtjelluar këto dy teza, Kryeministri Rama ka hedhur në publik një sërë pohimesh, më të rëndësishmet e […]

Bashkia Tiranë, komunalja, ekonomia dhe marjuana

Bashkia Tiranë, komunalja, ekonomia dhe marjuana

Pak ditë më parë, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj postoi në rrjetet sociale pllakatën e mëposhtme, e cila përcjell mburrjen e argumentuar shkencërisht se, si pasojë e politikave të Bashkisë Tiranë, është rritur me 16 për qind vlera e shtëpive tona. Që të mos ketë asnjë grimcë dyshimi për shkakun e rritjes, Kryebashkiaku e shoqëroi […]