Çfarë po bën Bashkia në Tiranë?

Çfarë po bën Bashkia në Tiranë?

Rreth një muaj më parë, shkrova një artikull mjaft kritik për rindërtimin e sheshit Skënderbej. Ai artikull pati dy pasoja të menjëhershme: I pari ishte se bashkia hoqi brenda dy ditëve pllakat me logon “Fusha shpk” pranë majës së piramidës. Kryebashkiaku e kuptoi menjëherë se duke e “brandizuar” sheshin me logon e një prej kompanive […]

Forcimi i “sistemit të drejtësisë njëherë e përgjithmonë”, një iluzion i rrezikshëm

Forcimi i “sistemit të drejtësisë njëherë e përgjithmonë”, një iluzion i rrezikshëm

Gjatë një interviste me Deutsche Wellen, kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera bëri një deklaratë e cila mund të krijojë keqkuptime,  të rrezikshme madje. Ajo u shpreh se procesi i vetingut, i cili do të rivlerësojë të gjithë prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë, synon “të forcojë në mënyrë të padiskutueshme njëherë e përgjithmonë […]

Kryeministri Rama, fajin për korrupsionin e ka ekonomia

Kryeministri Rama, fajin për korrupsionin e ka ekonomia

Në një artikull për The Wall Street Journal, kryeministri Edi Rama flet bindshëm pro krijimit të Zonës Ekonomike Rajonale mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç është diskutuar sot gjatë Samitit të Triestes. Në artikull, Zoti Rama argumenton se “zhvillimi i ulët ekonomik” është shkaktari i “gjykatësve e prokurorëve të korruptuar” dhe “politikanëve të korruptuar”: […]

Ndërkombëtarët me dy standarde për lirinë e shtypit

Ndërkombëtarët me dy standarde për lirinë e shtypit

Pak javë më parë, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën padi kundër BIRN dhe gazetarëve Besar Likmeta dhe Aleksandra Bogdani, si dhe ndaj të përditshmes Shqiptarja dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi për disa shkrime rreth çështjeve ligjore ku janë përfshirë çifti Gjoni-Çaushaj. Pasuria e gjyqtarit Gjoni, gjyqtari më i […]

BE fshihet pas “raporteve konfidenciale”

BE fshihet pas “raporteve konfidenciale”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i ka dërguar një letër portalit New Europe, si reagim ndaj një artikulli të botuar nga ky portal. Në këtë letër shkruhet se artikulli i publikuar në New Europe është “komplet jokorrekt dhe përmban shpifje dhe trillime” Kocijancic deklaroi se këto trillime ishin “veçanërisht të dukshme” në atë pjesë […]

Çfarë është shitja e votës?

Çfarë është shitja e votës?

Ditën e hënë ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin i kërkoi qytetarëve shqiptarë të mos e “shesin votën e tyre” gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit. Këshilla për të mos shitur votën duket se është kthyer në himnin e përfaqësuesve ndërkombëtare në Shqipëri, a thua se shitja e votës është kërcënim më i madh i demokracisë se […]

Qeveria vendos “Qendrën historike” të Tiranës, por shkel turpshëm ligjet e veta

Qeveria vendos “Qendrën historike” të Tiranës, por shkel turpshëm ligjet e veta

Më 12 prill 2017, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin (VKM) 325, në të cilin një pjesë e rëndësishme e qendrës së Tiranës mbrohet ligjërisht nën cilësimn “Qendër Historike”. Megjithëse kjo është një nismë për tu lavdëruar, e cila përditëson VKM-në e vitit 2000 — mbetet e padobishme sepse qeveria ka shkelur të gjitha ligjet që propozon në mënyrë […]

Kodi Zgjedhor ka vdekur!

Kodi Zgjedhor ka vdekur!

Nëse deri më tani nuk kishte ndodhur, tashmë është zyrtare: Kodi Zgjedhor ka vdekur! Pavarësisht faktit që marrëveshja McAllister+ është cilësuar si triumf për demokracinë nga ndërkombëtarë të të gjithë ngjyrave, në fakt ka shkaktuar shumë dëme në sundmin e ligjit në Shqipëri. Marrëveshja ka treguar se pushteti politik sundon mbi ligjin, se negociatorët ndërkombëtarë […]