Naftëtarët sërish në protestë: Duam investitorë seriozë e statusin e naftëtarit

Naftëtarët sërish në protestë: Duam investitorë seriozë e statusin e naftëtarit

800 naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sot sërish protestave. Të mbledhur përpara uzinës, naftëtarët i kërkojnë qeverisë gjetjen e një investitori të ri e serioz për rafinerinë dhe miratimin e statusit të naftëtarit.

Sipas deklaratave të naftëtarëve, drejtuesit aktualë të rafinerisë, të cilët prej muajsh nuk kishin paguar rrogat, janë larguar:

“Ramë dakord me zëvendës/ministrin të përshpejtojë procedurën  për rifillimin e uzinës në punë, për të gjetur biznesmenë të fuqishëm. Janë afruar tre biznesmenë, tani është në dorë të qeverisë dhe të bankës që e ka këtë me vendim gjykate. Pronari iku përfundimisht, e dorëzoi. Do ti marrë detyrimet ai që do të vijë.”

Lidhur me miratimin e statusit të naftëtarit, punëtorët shprehen se është urgjente të miratohet, megjithë rrezikun e lartë në punë, ata paguhen shumë pak, dhe pagat e tyre jepen gjithnjë me vonesë, megjithëse rafineria ka punuar gjatë gjithë kohës.

Përfitimi i statusit të naftëtarit do të siguronte një mbrojtje të punonjësve të rafinerisë nga kompanitë private që e menaxhojnë atë dhe do të bënte të detyrueshme që asnjë naftëtar të mos paguhej më pak se 55 mijë lekë në muaj.

Përmes statusit, naftëtarët do të mund të siguronin dhe trajtim mjekësor dhe social special, për shkak të vështirësive në punë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz