Prokurorja e shkarkuar Gashi padit kryeprokuroren Marku

Prokurorja e shkarkuar Gashi padit kryeprokuroren Marku

Prokurorja Rovena Gashi ka paditur sot në Gjykatën Administrative Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, për shkarkim të padrejtë nga detyra në krye të Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, pak javë më parë.

Rovena Gashi, e cila njihet si një prej personave më të afërt të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, u shkarkua menjëherë pasi i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për dy deputetë: Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI).

Prokurorja Gashi e quan vendimin për shkarkimin e saj të pavlefshëm, të pabazuar në ligj dhe kërkon pezullim të vendimit:

“Vendimi për lirimin tim nga detyra është absolutisht i pavlefshëm. Të pezullohet vendimi i lirimit tim. Kryeprokurorja Marku ka uzurpuar kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, u shpreh Prokuroja Gashi.

Siç e kemi sqaruar dhe më parë, pozicioni i Kryeprokurores së Përkohshme, i pa parashikuar nga Kushtetuta, ngjason për nga kompetencat me rolin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, i cili nuk mund të emërojë apo shkarkojë prokurorë.

Me institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi, kjo e drejtë i kalon Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Megjithatë duket se Arta Marku nuk po vepron si Kryeprokurore e Përkohshme.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz