Nisin kundërshtimet ndaj Markut, prokurori i Elbasanit refuzon shkarkimin

Nisin kundërshtimet ndaj Markut, prokurori i Elbasanit refuzon shkarkimin

Kanë nisur publikisht përplasjet dhe kundërshtimet e para të vendimeve të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku.

Zonja Marku vendosi sot ndërprerjen e mandatit të prokurorit të Elbasanit Dritan Gina, bashkëshorti I prokurores Rovena Gashi, e shkarkuar pak javë më parë.

Prokurori Gina u emërua në këtë post nga ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, në 3 nëntor 2016.

Në një konferencë për shtyp, menjëherë pas bërjes publike të lajmit, Dritan Gina ka kundërshtuar vendimin e Markut:

“Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë. Unë nuk e braktis detyrën!”

Prokurori Gina I bëri thirrje dhe kolegëve të tij që të mos lejojnë që pozicioni I tyre “të shërbejë për qoka”, por të zbatojnë ligjin:

“I bëj thirrje dhe kolegëve të jmi që janë në të njëjtin pozicion si unë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe figurës si prokuror i Republikës. Të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka, apo ta kthejnë prokurorinë në prokurori qokash. Për ti bërë qoka njërit apo tjetrit, ne jemi prokurori dhe duhet të zbatojmë vetëm ligjin.”

Sot, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Marku shkarkoi nga detyra dhe prokurorët e Fierit dhe Kukësit.

Ndaj Markut, po sot u bë dhe një padi nga prokurorja Rovena Gashi për shkarkim të padrejtë nga detyra në krye të Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, pak javë më parë.

 



Lini një koment

1 Koment për "Nisin kundërshtimet ndaj Markut, prokurori i Elbasanit refuzon shkarkimin"

avatar
trackback

[…] e Përkohshme Arta Marku, pas ristrukturimit të Prokurorisë së Përgjithshme, do të bëjë shkarkimi e emërime dhe në Prokurorinë e […]

wpDiscuz