Fati i Gjykatës Speciale në Kosovë tregon një skenar alarmant për reformën gjyqësore në Shqipëri

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei,
Fati i Gjykatës Speciale në Kosovë tregon një skenar alarmant për reformën gjyqësore në Shqipëri

Kthesa në qëndrim e kohëve të fundit e disa deputetëve kosovarë dhe presidentit Hashim Thaçi lidhur me Gjykatën Speciale dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila parashikohet  të hetojë dhe të provojë krimet e Luftës së Çlirimit të Kosovës, ofron një skenar alarmant për të ardhmen e reformës gjyqësore shqiptare .

një analizë të qartë për Prishtina Insight, Aidan Hehir gjurmon historinë e instalimit të gjykatës speciale dhe arsyet prapa veprimit aktual të disa deputetëve për ta revokuar atë. Artikulli ia vlen të lexohet në tërësi, por unë dua të marr disa fjali për të bërë një paralelizim midis procesit prapa gjykatës special në Kosovë dhe reformës gjyqësore të Shqipërisë.

Së pari, peizazhi politik i Kosovës i skicuar nga Hehir duhet tingëllojë shumë i njohur për këdo që here pas here lexon Exit:

“Elita vendase ka mundur të mbajë në duar pushtetit që u mundëson atyre të shfrytëzojnë burimet e Kosovës për përfitime të tyre, ndërsa aktorët e jashtëm e përdorin Kosovën si një objekt skenik në makinacionet gjeopolitike përkatëse, duke e paraqitur “suksesin” e tyre si dëshmi të fuqisë së tyre.

Për shumicën e qytetarëve të Kosovës, toka e premtuar e pavarësisë ka sjellë njëfarë zhgënjimi duke pasur parasysh korrupsionin e vazhdueshëm, papunësinë e lartë, kufizimet e vizave dhe dështimin e vendit për t’u bashkuar me organizatat kryesore ndërkombëtare. Megjithatë, koalicioni vendas / i jashtëm ka një sërë kriteresh të ndryshme për vlerësimin e suksesit. Ata janë të përqendruar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë – të konceptuar ngushtë si mungesa e konflikteve ndëretnike dhe / ose trazirave popullore – në mënyrë që të lehtësojnë kapjen e burimeve të shtetit dhe përhapjen e një Kosove imagjinare për konsum të jashtëm.”

Në linja të gjera, e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë. Megjithëse në Shqipëri ndikimi i ndërkombëtarëve është më pak i drejtpërdrejtë në kuptimin që sovraniteti i Shqipërisë duket të jetë i paprekur të paktën në letër, si Ambasada e BE-së dhe ajo e SHBA-së kanë fuqi të konsiderueshme mbi politikanët shqiptarë, edhe pse në të njëjtën kohë ato shpesh janë lojtarë në një lojë që nuk arrijnë të kuptojnë plotësisht. “Progresi” i vazhdueshëm i Shqipërisë në rrugën e hyrjes në BE është shumë më pak dëshmi e “suksesit” të vlerave perëndimore se sa dëshira e disa burokratëve ndërkombëtarë që ta shtojnë këtë përparim si një rresht për rezymenë e tyre.

Edhe pse shqiptarët nuk janë të kufizuar për të vizituar vendet e zonës Shengen, si shqiptarët në Kosovë, korrupsioni i vazhdueshëm dhe papunësia e lartë kanë çuar në një eksod të vazhdueshëm të shqiptarëve drejt BE-së, duke u bërë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve.

Për më tepër, koalicioni midis elitës shqiptare dhe ndërkombëtare ekziston për të njëjtat arsye: kapja e shtetit dhe portretizimi i suksesshëm i një shteti që në të ardhmen do të anëtarësohet në BE, pa marrë përsipër në të vërtetë për asgjë.

Arsyeja pse ky koalicion në Kosovë është angazhuar për formimin e Dhomave Speciale dhe Prokurorisë Specialie për Kosovën, në radhë të parë, thotë Hehir, “nuk ishte aq shumë për të lehtësuar ushtrimin e drejtësisë, por për tu parë që këtë gjë po e bëjmë “

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për reformën gjyqësore shqiptare, e cila si në Kosovë, është rezultat i një koalicioni vendas / ndërkombëtar që përpiqet të shihet se po reformon sistemin gjyqësor, pa e bërë realisht atë. Siç tregoi dhe zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, as ndërkombëtarët, as elita e brendshme nuk janë të interesuara të mbështesin legjislacionin e miratuar nën reformën gjyqësore. E vetmja gjë që ata dëshirojnë është “pak” gjyqtarë dhe prokurorë të filtruar nga procesi i verifikimit që të vazhdojnë të punojnë si zakonisht – duke nxjerrë fitime të mëdha nga një popullsi e varfër.

Se përse situata e tanishme politike në Kosovë ofron një paralele kaq interesante, është se ajo tregon atë që ndodh kur ndërkombëtarët nuk arrijnë të mbajnë premtimin e tyre:

 “Duke shpjeguar kundërshtimin e tij të fundit për Gjykatën, Thaçi deklaroi se mbështeti themelimin e Gjykatës, sepse “na është premtuar se mund të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, që liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, do të kemi mbështetje masive në anëtarësimin në UNESCO, dhe do të lejohemi të krijojmë Ushtrinë e Kosovës shumë shpejt dhe të kemi njohje të reja. “Duke pasur parasysh se ‘komuniteti ndërkombëtar nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet’, natyrisht, mbështetja e Thaçit është pakësuar (bashkësia ndërkombëtare ka hedhur poshtë pretendimet se Gjykata ishte një kompromis).

Kështu, në mes të krizës së tanishme, motivimi pas themelimit të Gjykatës është ende i hapur. Për Perëndimin, pastrami i imazhit ndërkomëbtar të Kosovës nga gjykata do t’I lejonte ndërkombëtareve të shpalleshin edhe njëherë si shembull I  dashamirësisë, fuqisë dhe efikasitetit perëndimor; prandaj kërcënimet gjithnjë e më të rënda që po lëshohen tani nga Shtetet e Bashkuara dhe BE. Elita e fuqishme u pajtua me krijimin e Gjykatës si një mjet për të siguruar patronazhin e vazhdueshëm të sponsorëve të tyre të huaj dhe grupin e “premtimeve” fitimprurëse të bëra. Arritja e drejtësisë për viktimat ishte një motiv dytësor.”

Reforma gjyqësore në Shqipëri rrezikohet  pikërisht nga e njëjta çëshje. Pse do të ishte kryeministri Edi Rama i interesuar për emërimin e një Byroje Kombëtare të Hetimeve dhe Prokurorit Special me një pavarësi të gjerë nëse nuk do të marrë hapjen e negociatave me BE? Pse qeveria do të vazhdojë të financojë komisionin e verifikimit nëse ato demaskojnë besnikë të tillë si Saimir Tahiri në mënyrë të dëmshme? Pse do të nguteshin me emërimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur ata tani kanë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm me një mandat të pacaktuar në detyrë në xhepin e tyre?

Për ndërkombëtarët dhe qeverinë Rama, përmirësimi dhe rritja e pavarësisë së sistemit gjyqësor shqiptar ishte, ashtu si në Kosovë, një “motiv dytësor”. Dhe nëse në muajt e ardhshëm Këshilli i Ministrave i BE vendos të mos hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë, Rama ka patur mjaftueshëm kohë që ta zvarrisë zbatimin e reformës gjyqësore dhe formimin e institucioneve të saj kyçe aq  për t’iu përshtatur plotësisht dëshirave të tij.

Strategjia e Ramës është e thjeshtë: të bëhen përparime të mjaftueshme për t’i bërë përshtypje ndërkombëtarëve, por jo të mjaftueshme për të kërcënuar fuqinë e tij. Rama ende mund të tërheqë prizën në çdo kohë dhe zhvillimet në Kosovë duhet të jenë një paralajmërim për çdo ndërkombëtar në Shqipëri, i cili mendon se reforma gjyqësore mund të jetë vetëm hap përpara.

 

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz