Hoyt Yee: Serbia mund të përshpejtojë bisedimet me BE, por është vendimi i saj

Hoyt Yee: Serbia mund të përshpejtojë bisedimet me BE, por është vendimi i saj
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Yee i ka kërkuar Serbisë të jetë më e qartë lidhur me vendimin për të ndjekur rrugën evropiane apo atë ruse. Zoti Yee u shpreh se Serbia e ka vetë në dorë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE por duhet të vendosë më parë “se në cilën karrige do të ulet”.

Gjatë një interviste me N1 Croatia, ndihmës sekretari deklaroi:

“Beogradi duhet ta bëjë shumë të qartë dhe t’i tregojë partnerëve të saj në BE se është 100 për qind e sigurtë për anëtarësimin dhe se reformat po zbatohen në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Unë mendoj se, si miq dhe partnerë të Serbisë, duhet t’i bëjmë të qartë Serbisë se ka mundësi të shpejtojë procesin drejt BE. Ky nuk është vendimi ynë, është vendimi i Serbisë.”

Ai gjithashtu vlerësoi se Presidenti Aleksandar Vuçiç mori disa hapa shumë të rëndësishëm në forcimin e standardeve demokratike në Serbi, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas Hoyt Yee, Shtetet e Bashkuara besojnë në rolin e rëndësishëm të Serbisë për stabilitetin në rajon dhe se bashkëpunimi midis Kroacisë dhe Serbisë është i rëndësishëm.

“Kjo marrëdhënie duhet të përmirësohet në vitin 2018. Unë gjithashtu mendoj se Serbia dhe Kroacia e kuptojnë sa e rëndësishme është zgjidhja e çështjeve dypalëshe dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe”, tha Yee.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz