Nis Asambleja e PS, deputetja Gjylameti mund të mos jetë në krye të PS Tiranë

Nis Asambleja e PS, deputetja Gjylameti mund të mos jetë në krye të PS Tiranë

Partia Socialise po zhvillon sot Asamblenë Kombëtare për të folur për arritjet e 100 ditëve të para, prioritetet për vitin 2018 dhe për të bërë disa ndryshime në strukturën e sekretarëve.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Taulant Balla në fjalën hapëse i propozoi asamblesë ndër të tjera dhe krijimin e një sekretariati të ri për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në krye të të cilës propozoi Teuta Vodën, aktualisht zëvendës ministre e Drejtësisë.

Një tjetër tjetër propozim i Zotit Balla ishte që deputetja Blerina Gjylameti, që prej kohësh ishte përfolur se do të merrte detyrën e Kryetares së Partisë për Tiranën pas largimit të Saimir Tahirit, të vijojë detyrën si sekretare e koordinimit elektoral.

Mbetet për tu parë se kush nga PS do të marrë dy postet e lënë bosh prej ish-ministrit Tahiri: kreu I PS për Tiranën dhe drejtues i platformës së bashkëqeverisjes.

Gjatë ditës pritet që këto propozime, ashtu si dhe të tjera, të votohen.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz