Liderët politikë urojnë shqiptarët për Krishlindje

Liderët politikë urojnë shqiptarët për Krishlindje

Liderët politikë të vendit kanë uruar, mëngjesin e sotëm. qytetarët shqiptarët me rastin e Krishtlindjes.

Presindenti Meta me anë të një mesazhi në rrjete sociale uron:

“Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t’ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.”

Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i urojë besimtarët shqiptarë me një video ku tregohet atmosfera festive në qytete të ndryshme të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,përmes një urimi në Facebook shkruan:

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shërbëtorëve të Zotit në kishat, katedralet, dhe manastiret e dioqezave shqiptare, në vendlindje dhe diasporë, Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i uroi shqiptarëve të mos humbasin kurrë shpresën jetën:

“Shpresa, harmonia, dashuria mbizotërofshin te Ju dhe familjet tuaja të bekuara.

Ditët do të kenë lodhje, strese, lot, por dhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për Jetën të mos humbasë kurrë, prandaj dhe jeta që na dhuron Zoti është e bukur.”



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz