Cilët fitojnë në Shqipëri — pasqyrë e kompanive më fitimprurëse 2016

Cilët fitojnë në Shqipëri — pasqyrë e kompanive më fitimprurëse 2016

Në 100 kompanitë me fitimet më të larta për vitin 2016, klasifikuar nga revista Monitor në bazë të të ardhurave të bilanceve zyrtare të tyre, janë vetëm gjashtë kompani industriale. Kompania e industriale e renditur më lart, në vendin e 21-të, është Fabrika e Çimentos në Fushë Krujë, më pas në vendin e 29 renditet Elka (në fakt edhe pse prodhon disa produkte ushqimore, Elka është më së shumti kompani tregtare produktesh të importuara), kompania Alfa është në vend të 35-të (edhe kjo është kompani më së shumti tregtare produktesh të importuara edhe pse prodhon ujë, birrë dhe paketon pije të gazuara).

Pastaj vjen kompania farmaceutike Profarma në vend të 51-të, Coca Cola Bottling Enterprise Tirana është në vend të 61-të (një pjesë të madhe të volumit të saj e zë tregtia e produkteve të importuara) dhe e fundit është Ka Trading në vend të 77-të (prodhime të higjenës personale).

Mes 100 kompanive më të mëdha të vendit janë 21 kompani të sektorit të ndërtimit dhe punieve publike, 15 kompani të fushës së energjisë dhe naftës, 13 importues të mallrave të konsumit, 11 banka, kompani sigurimesh dhe shoqëri financiare, 8 kompani transporti, 5 kompani të lojrave të fatit, 5 kompani minerare, 4 koncesionarë të shërbimeve publike, 4 kompani të shërbimeve drita, ujë kanalizime, 3 kompani telekomunikacioni, 2 universitete private, 2 kompani qëndrash telefonike, 1 televizion privat.

Janë 8 kompani me pronësi shtetërore, 5 nga të cialt janë renditura në 20 vendet e para.

Për nga fitimet, 20 kompanitë më fitimprurëse të vitit 2016 përfshijnë 5 kompani me pronësi shtetërore, 5 kompani ndërtimi, 2 banka, 2 kompani nafte, 2 koncesionarë të mëdhenj (aeroporti dhe pasaportat), 1 kompani qëndre telefonike, 1 shoqëri të lojrave të fatiti, 1 kompani minerare dhe një kompani të importit të produkteve farmaceutike.

E vetmja kompani e huaj, që nuk varet drejtpërdrejt nga autorizime apo kontrata qeveritare, është një kompani qendër telefonike e renditur e 20-ta, me fitime 5 milionë euro, të siguruara duke eksportuar rreth 25 milionë euro shërbime. Kompanitë e tjera të huaja janë banka, koncesionarë dhe një ndërtues i specializuar në punimet e TAP. Nga këto 20 kompanitë e para, vetëm 2 eksportojnë prodhimin e tyre, qendra telefonike dhe dhe një kompani minerare, të gjitha të tjerat importojnë të mira ose prodhojnë shërbime dhe të mira për tregun vendas.

Asnjë kompani e industrisë prodhuese nuk ndodhet në 20 vendet e para.

Nëse shohim pronësinë e 20 kompanive të para gjejmë kompanitë shtetërore, 6 operatorë të huaj dhe 6 oligarkë shqiptarë, nga të cilët njëri ka tre kompani në pronësi dhe një tjetër 2.

Pas pak vitesh nga të këto kompani të huaja me gjasa do të mbetet vetëm një bankë shumë e madhe për t’u blerë, të tjerët do të përfundojnë kontratat e tyre po do të shesin bizneset e tyre, ndoshta oligarkëve shqiptarë të mbuluar pas kompanive fasadë të regjistruara jashtë për arsye fiskale, lakmitarë për t’u ngjitur sa më lart në renditje.

Edhe kur e shtrijmë analizën tonë në të gjitha 100 kompanitë më fitimprurëse, zhgënjimi nuk ndryshon. Vetëm rreth një e katërta e kompanive janë të huaja, kryesisht në sektorin e nxjerrës minerare, sektorin financiar, apo koncesionarë shërbimesh publike dhe telekomunikacion, të gjithë sektorë ku nevoja për kapitale të ëmdha dhe për burime teknologjike kanë favorizuar deri më tani futjen e kompanive të huaja.

Ndër 100 kompani, vetëm 8 eksportojnë një pjesë ose të gjithë prodhimin e tyre— dy ajnë kompanis hsërbimes qendre telefonike, 3 kompani minerare, 1 kompani farmaceutike, 1 në mallarat e konsumit dhe vetëm 1 në turizëm-hoteleri.

Përfundimi është që aktiviteti më fitimprurës në Shqipëri janë koncesionet e shërbimeve publike, më pas janë shërbimet financiare, tregtia e naftës, lojrat e fatit dhe shërbime të tjera, dhe vetëm në fund vjen industria e prodhimit apo industria në përgjithësi, ajo që prodhon për eksport, që transformon punën e shqiptarëve në produkte dhe në shërbime të paguara nga qytetarët evropian.

Ky fakt dhe kjo e dhënë duhet të interpretohen në mënyrën e duhur. Nëse për lexuesin optimist, kjo gjë mund të jetë prova se në Shqipëri ka vend për investime të huaja, në mënyrë të veçantë në industrinë e prodhimit, për vëzhguesit më realistë ajo që përshkruhet më sipër është skenari i një vendi ku veprimtaritë industriale nuk janë të mbështetura, të stimuluara, dhe as të favorizuara, përkundrazi janë të çkurajuara, të vështira dhe të shpërblyera pak.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz