Bashkia Tiranë fillon heqjen e palmave në autostradën Tiranë-Durrës

Bashkia Tiranë fillon heqjen e palmave në autostradën Tiranë-Durrës

Bashkia Tiranë ka nisur një ditë më parë prerjen e palmave përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Palmat, që tashmë ishin tharë plotësisht, do të zëvendëson nga pisha, vendimi për të cilin u mor pak ditë më parë.

I gjthë projekti i ri me pisha do të kushtojë rreth 2,5 milionë euro.

Ndërkohë mbjellja e palmave ishte një nga vendimet e para të Qeverisë Rama 1. Ai ishte sugjerim i njërit prej prej shumë arkitektëve të thirrur nga Rama në Tiranë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, para se të bëhej zyrtarisht kryeministër. Vendimi për mbjelljen e palmave u diskutua gjerësisht pasi korsia për to, ashtu si dhe për pishat tani, nuk janë pjesë e projektit për zgjerimin e autostradës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hartuar planin për zgjerimin e autostradës me tre korsi në vitin 2015, vëtem pak muaj pas mbjelljes së pemëve dekorative.

“Duke qenë se autostrada e ardhshme Tiranë-Durrës do të zgjerohet mbi gjurmën ekzistuese dhe do të përshtatet sipas standardit evropian, nuk është parashikuar që në hapësirën e infrastrukturës së re autostradale, ku shpejtësia e projektimit është 140 km/h, të ketë bimësi apo objekte të tjera dekorative për arsye të  sigurisë rrugore” sqaron ARRSH.

E megjithatë kjo nuk i ka ndaluar institucionet shqiptare të hedhin mbi 3 milionë euro për pemë jetëshkurtëra në këtë aks rrugor.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz