Ambasadori i OSBE flet për progres kundër korrupsionit, por shqiptarët ende nuk kanë parë prova

Ambasadori i OSBE flet për progres kundër korrupsionit, por shqiptarët ende nuk kanë parë prova

“Shqipëria ka bërë disa hapa të rëndësishëm përpara në luftën kundër korrupsionit. Rastet e shitblerjes së votës janë referuar në prokurori, por ku janë dënimet?”

Kjo ishte deklarata e djeshme e Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE në Shqipëri, gjatë një konference për masat antikorrupsion të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Teksa ambasadori flet për “hapa të rëndësishëm”, por pa treguar më qartë se ku janë marrë këto hapa, perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin vazhdon të mbetet i pandryshuar: korrupsioni në Shqipëri gjendet kudo, e madje vitet e fundit është më i pranishëm.

Barometrin e Ballkanit, lidhur me punësimin, 46 për qind e shqiptarëve mendojnë se për të marrë një vend pune miqtë apo familja “në pozicione të rëndësishme” janë të nevojshëm.

Ky numër është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2015 kur vetëm 30 për qind mendonin kështu, duke treguar përhapjen edhe më të madhe të nepotizmit nën qeverinë e Rama.

Në po të njëjtin raport, 54 përqind e të intervistuarve shqiptarë raportojnë se kanë paguar ryshfet në një institucion shëndetësor në 12 muajt e fundit, ndërsa 19 për qind kanë korruptuar një gjyqtar ose prokuror dhe 14 për qind i kanë dhënë ryshfet një polici.

Në një tjetër studim për Monitorimin e Korrupsiont 2016 të Qendrës Shqiptare për Studime Ekonomike (ACER), rreth 50 për qind e shqiptarëve pranojnë se i është kërkuar, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo, rryshfet nga zyrtarët publik.

Krahasuar me raportin e mëparshëm të bërë në vitin 2014, ka një përkeqësim me pesë pikë përqindje (nga 45 për qind në rreth 50 për qind) të pjesës së shqiptarëve që i është kërkuar rryshfet.

Këto perceptime tregojnë se masat anti-korrupsion që qeveria pretendon se ka marrë nuk kanë arritur ende të ndikojnë drejtëpërsëdrejti tek qytetarët.

 



Lini një koment

2 Komente për "Ambasadori i OSBE flet për progres kundër korrupsionit, por shqiptarët ende nuk kanë parë prova"

avatar
Jon Vrushi
Guest
Eshte shume mire qe te shihen me sy kritik keto deklarata, por jo duke zgjedhur vetem burimet qe i sherbejne argumentit tuaj mediatik. Po te shihni burime te tjera, ka gjithashtu argumenta se korrupsioni eshte ne renie. Une jam dakord qe Shqiperia ka shume e shume per te bere, por nese flasim per hapa perpara ne anti-korrupsion mund te shihni Corruption Perception Index, ku Shqiperia u rrit nga 33 ne 39 pike brenda 4 vjetesh, (2012-2016) dhe u vecua nga Transparency International si nje nder vendet me permiresim me te ndjeshem. Nga ana tjeter, sondazhi Global Corruption Barometer tregon se… Read more »
trackback

[…] e Kushnerit injoron strategjitë e blerjes së votave nga parti të ndryshme, të cilat së fundmi u ritheksuan nga OSBE-ja, dhe marrëveshjen politike parazgjedhore, e cila triumfoi mbi sundimin e ligjit, sikurse është […]

wpDiscuz