FMN jep rekomandimet për qeverinë: Kujdes me PPP-të dhe borxhin publik

FMN jep rekomandimet për qeverinë: Kujdes me PPP-të dhe borxhin publik

Në ndryshim nga qeveria, Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh me shqetësim planin “1 miliardë dollarë investime me PPP” dhe është dyshues për aftësinë e qeverisë për uljen e borxhit public.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka publikuar sot konsultimet për Shqipërinë 2017, ku flet për zhvillimet ekonomike të vitit 2017 dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Sfidat kryesore që FMN sheh në ekonominë shqiptare janë ulja e borxhit publik, transparenca për invenstimet me Partneritete-Publike-Private (PPP) dhe tërheqja e investimeve të reja të huaja.

Disa nga përfundimet kryesore të raportit janë:

-Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2017 pritet të jetë 3,9 për qind.

-Borxhi publik për vitin 2017 pritet të kapë nivelin e 71,5 për qind të PPB-së, një shifër kjo shumë e lartë dhe larg parashikimeve të qeverisë.

Disa nga rekomandimet kryesore të FMN-së janë:

-Shqipëria ka nevojë të reduktojë borxhin publik dhe të sigurojë qëndrueshmërinë e tij. Qeveria duhet të konsiderojnë një rrugë konsolidimi më ambicioze. Menaxhimi i borxhit publik duhet të fokusohet në zgjatjen e maturitetit të borxhit publik dhe diversifikimin e bazës së investitorëve.

-Duhet forcuar dhe përmirësuar menaxhimi i investimeve publike. Zbatimi i kontratave të PPP-së duhet bërë me transparencë dhe standard ndërkombëtare.

-Duhen mbledhur më shumë të ardhura, ndaj rekomandohet të mos bëhen përjashtime preferenciale nga taksat.

– Reformat në sektorin shtetëror të energjisë elektrike janë vonuar dhe duhet të rifillojnë.

– Kandidatët për licenca të reja bankare duhet të kenë përvojë të gjatë e të përshtatshme bankare dhe të shmangin konfliktet e interesit. Duhet patur kujdes me ristrukturimin e kredive të këqija, veçanërisht të huamarrësve të mëdhenj.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz