PD kundërshton shortin për KED: Po shkelet kushtetuta, kapet drejtësia

PD kundërshton shortin për KED: Po shkelet kushtetuta, kapet drejtësia

Partia Demokratike ka akuzuar Kreun e Kuvendit Ruçi se po shkel në mënyrë të qëllimshme kushtetutën lidhur me shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Konferenca e Kryetarëve të Kunvedit, drejtuar nga Gramoz Ruçi ka përfshirë në rendin e seancës së ditës së enjte, 7 dhjetor hedhjen e shortit për zgjedhjen e 9 anëtarëve të KED.

Sipas opozitës, hedhja e shortit për KED pa u formuar ende dy organet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është shkelje e kushtetutës.

“KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP ndaj PD-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese dhe të merret opinioni i Këshillit të Legjislacionit,” shkruan PD në letrën zyrtare drejtuar zotit Ruçi.

Deputeti demokrat Edmond Spaho, që në emër të PD ka shkruar ankesën, sqaron se dhe një shkelje tjetër:

Procedura për hedhjen e shorteut zhvillohet nga Presidenti, deri më datë 5 dhjetor. Në rast se Presidenti nuk arrin të t’i zgjedhë anëtarët e KED, atëherë e drejta për të hedhur shortin I takon Kryetarit të Kuvendit. Ky I fundit ka afat deri më datë 10 dhjetor.

Zoti Spaho shprehet se Kryetari i Kuvendit Ruçi përpara se të shpallë hedhjen e shortit, duhet të sqarojë se përse kjo procedura nuk është zhvilluar nga Presidenti, ose në rast se është zhvilluar, për cilat arsye Presidenti nuk ka mundur të hedhë shortin deri në fund.

Këto shkelje të kushtetutës, opozita i quan tentative të qeverisë pët të ndërhyrë ne kompetencat e organeve të pavarura që jo vetëm ndikojnë tek ligjshmëria e KED-së, por dhe rrezikojnë balancat mes pushteteve.

Qendrimin e PD për anti-kushtetutshmërinë e hedhje së shortit për KED e ka mbështetur dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një prej institucioneve më të rëndësishme të dala nga reforma në drejtësi,do të bëjë verifikimin, vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për lnspektor të Lartë të Drejtësisë (dy institucionet përshkruhen më poshtë).

KED do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës. Anëtarët zgjidhen me short dhe mund të shërbejnë më shumë se një mandate, në rast se i bie shorti më shumë se njëherë.

Në përbërje të KED do të jenë: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e apelit, dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e gjykatave administrative.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz