BE organizon tur për gazetarët, prezanton projektet e suksesshme, harron ato të dështuarat

BE organizon tur për gazetarët, prezanton projektet e suksesshme, harron ato të dështuarat

Delegacioni i BE në Shqipëri ka marrë me qira një autobus dhe ka nisur një “udhëtim të gazetarëve” në të gjithë Shqipërinë për t’i njohur ata me projekte të financuara nga BE. Njëkohësisht delegacioni  po “ngren kapacitete” me gazetarët lokal dhe kombëtarë mbi mënyrën e raportimit për çështjet e integrimit në BE.

Vendet e vizituara ishin Parku Arkeologjik i Apollonisë në Fier, një Bankën e fermerëve të BE-së në Lushnje dhe një projekt i ujësjellës- kanalizimeve në Fier.

Nuk është e qartë nëse gazetarët e përmendur nga Delegacioni i BE-së në një postim në Twitter, – gazetarë të Top Channel, Ora News, TVSH, Balkanweb, Gazeta Tema, RTV Scan dhe ATA,të gjithë televizione të mëdha të mediave të lidhura ose të drejtuara nga qeveria, –  u njohën dhe me metodat që mund të përdoren për të zbuluar keqmenaxhimin e projekteve të financuara nga BE.

Por natyrisht, Delegacioni i BE-së zgjodhi të udhëtojë me autobusin e tij të mbushur me gazetarë në qytetete ku projektet nuk kanë dështuar plotësisht duke harruar qytetet e Shëngjinit dhe Ksamilit – të gjitha pjesë e të njëjtit projekt si ai në Fier, ku projektet e financuara nga BE kanë dështuar.

Këta gazetarë gjithashtu do të ftohen në një “vizitë studimore në institucionet e BE në Bruksel me qëllim rritjen e njohurive të gazetarëve shqiptarë rreth BE dhe politikave të saj”.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz