Fakt Check: A e ka çdo vend të detyrueshmëm sigurimin ndaj katastrofave natyrore?

Fakt Check: A e ka çdo vend të detyrueshmëm sigurimin ndaj katastrofave natyrore?

Kryeministri Rama, për të justifikuar mungesën e mbështetjes së qeverisë për të paguar dëmet nga përmbytjet, ka ofruar si alternativë sigurimin e vetë qytetarëve kundër fatkeqësive natyrore. Për këtë arsye ai lajmëroi se i sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet i detyrueshem me ligj.

Është në fakt një projekt i hershëm i qeverisë së tij për të cilin jemi shprehur këtu dhe këtu, por që ai nuk ka mundur ta zbatojë dot për shkak të reagimeve të pritshme nga qytetarët.

Duket se duke përfituar nga situata e rëndë pas rreshjeve dhe nga emocionet e zakonshme që shoqërojnë atë Kryeministri ka përfituar për të rilëshuar edhe një herë nismën e tij. Për ta bërë edhe më bindës këtë politikë të tij ai është shprehur se ajo është e zakonshme kudo në botë:

“Është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave nga përmbytjet, për sigurimin e bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë.“

Po a është i vërtetë ky pretendim i Kryeministrit?

Fare lehtësisht mund të verifikohet që ai është krejtësisht i pavertetë: jo vetëm që këtë politikë nuk e kanë çdo vend i botës, por në të kundërt janë shumë të rrallë ato vende që e kanë, madje edhe ato për arsye që nuk janë lehtësisht të argumentueshme për rastin e Shqipërisë.

Në rastin e Evropës, vetëm Franca, Polonia, Zvicra dhe Islanda e kanë të detyrueshëm sigurimin e pasurive ndaj fatkeqësive natyrore.

Në Francë sigurimi i detyrueshëm ndaj katastrofave natyrore është justifikuar me ndjenjën e solidaritet kombëtar; në Zvicër, sigurimi i detyrueshëm ndaj katastrofave përfshin vetëm mbrojtjen ndaj stuhive, përmbytjeve dhe dëborës (pra vetëm për ato kushte klimaterike të cilat janë problematike për vendin) dhe jo nga tërmetet (që nuk ndodhin shpesh në Zvicër); në Islandë është i detyrueshëm vetëm sigurimi ndaj zjarrit, por ai ofrohet vetëm si pjesë e paketës së mbrojtjes ndaj katastrofave natyrore; Polonia e ka të detyruar sigurimin e pronës, ligji nuk zbatohet plotësisht.

Ndërsa Rumania ka të detyrueshëm sigurimin e ndërtesave dhe jo të pasurive të tjera.

Edhe në botë sigurimi eshtë i deetyrueshëm neë pak vende. Nuk e kanë as SHBA-të ku fatkeqësitë natyrore, veçanërisht uraganët, janë ndodhi e zakonshme, as Japonia ku të zakonshëm janë tërmetet.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz