Rreshjet, më shumë se 300 persona janë evakuuar në të gjithë vendin

Rreshjet, më shumë se 300 persona janë evakuuar në të gjithë vendin

Sipas Ministrisë së Brendshme, të paktën 100 persona janë evakuuar gjatë natës në qendrën tregtare në Tiranë “City Park”. Si dhe 200 persona janë evakuuar në zonën e Shkodrës.

Në Fushë-Krujë u evakuuan 14 familje si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zezë. Dhe në fshatin Derven u evakuuan 4 banesa nga dalja nga shtrati e lumit Ishëm.

Sipas njoftimeve zyrtare ka dalë nga shtrati lumi Vjosa dhe pritet të dalin nga shtrati sipasojë e rreshjeve të dendura lumenjtë e Semanit dhe Shkumbinit. Qytetet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora.

Gjendja e rrugëve në vend është si më poshtë:

Autostrada ne drejtimin Tiranë-Durrës eshte e kalueshme, ndersa nga Durresi drejt Tiranes eshte ende e bllokuar dhe po punohet per hapjen e saj.

Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri ne nje njoftim te dyte.

Aksi rrugor Durrës – Plepa, në vendin e quajtur “Ura e Golemit”, është bllokuar nga prezenca e ujit. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për larguar ujin.

Aksi Fushë Krujë-Laç, kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dalë uji në rrugë.

Probleme me furnizmin me energji elektrike, paraqiten në qytetin e:

Tiranës, në zonën e Saukut, Paskuqanit, Ibës, Zall-Bastarit, Pezës, Shkallës, Mulletit, Pezë Helmes, Shenmeri, Prezë, Tufinë, Gjokaj, Ndroq, Mëzez, Valias, Paskuqa, Kombinat.

Shkodrës, në disa Njësi Administrative si: Bërdicë, Postribë, Dajç, Velipojë, Shalë, Ana e Malit, Pult, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë, Bushat, Shllak, Qerret dhe Qelëz.

Pukës, një pjesë e qytetit nuk ka furnizim me energji elektrike. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Sipas, Institutit të Gjeoshkencës, gjatë ditës së sotme deri ditën e shtunën priten që reshjet të kalojnë 100 mm në 24 orë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz