Votohet sot për projektbuxhetin 2018, diskutohen propozimet e PD

Votohet sot për projektbuxhetin 2018, diskutohen propozimet e PD

Kuvendi do të votojë sot për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2018.

Seanca pritet të ketë diskutime të forta pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socilaiste për Integrim kanë shprehur publikisht votën kundër projektbuxhetit.

PD një ditë më parë propozoi dhe 16 amendamente që priten të diskutohen sot.

Proprozimet e opozitës parashikonin ulje të taksave, rritje të rrogave, regjistrimi i koncesioneve si pjesë e borxhit publikm rritje të buxhetit për grupe të caktuara etj. Disa nga amendamentet më të rëndësishme të opozitës janë rikthimi i taksës së sheshtë prej 10 për qind, ulja e Tatimit mbi fitimin në 9 për qind, nga 15 për qind që është aktualisht dhe ulja e TVSH-së në 15 për qind nga 20 për qind që është aktualisht.

Në dy artikujtë mëparshëm, Exit ka analizuar se projektbuxheti për vitin 2018 tregon se të paktën dy fusha ku Kryeministri Rama ka mbështetur fushatën e tij zgjedhore, arsimi dhe mirëqenia sociale nuk janë më prioritet për qeverivë Rama 2.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz