Klima e të bërit biznes, institucionet shtetërore ndikojnë negativisht tek sipërmarrja

Klima e të bërit biznes, institucionet shtetërore ndikojnë negativisht tek sipërmarrja

Shqipëria renditet e parafundit në rajon për klimën e biznesit, dhe institucionet shtetërore janë ndër elementët që e përkeqësojnë këtë klimë.

Po ashtu, krahasuar më një vit më parë Shqipëri është përkeqësuar me 3 pozicione, ndërsa me dy vite më parë, ka humbur 7 pozicione.

Këto janë përfundimet e Indeksit Ndërkombëtar të Sipërmarrjes 2018, hartuar nga Instituti për Sipërmarrje dhe Zhvillim GEDI.

Ky raport vëzhgon 14 aspekte të rëndësishme për sipërmarrjen, individuale dhe shtetërore, në  137 vende.

Me një vlerësim prej 24 pikësh, nga 100 në total, Shqipëria renditet e 83-ta në botë , ndërsa në Ballkan lë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën.

Në raport theksohet se Shqipëria ka rezultate më të larta në ato tregues që përfaqësojnë individët, si aftësitë e njerëzve për të nisur biznese, adaptimi me teknologjinë, kapitali njerëzor, dhe më dobët në ato tregues që përfaqësojnë shtetit si qasja e qeverisë ndaj sipërmarrjes, korrupsioni apo mosqendrueshmëria e insitucioneve që ndikon negativisht në sipërmarrje.

Më poshtë renditen të gjithë treguesit që ky raport vëzhgon dhe vlerësimin për Shqipërinë:

-Perceptimi i njerëzve për mundësi të reja: A munden qytetarët të zbulojnë mundësi për të bërë biznes dhe sa e bëjnë të mundur institucionet shtetërore që qytetarët t’i ndjekin këto mundësi? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 24 për qind, nga 100 për qind në total.

-Aftësitë e njerëzve për të filluar biznes: A kanë qytetarët aftësitë e nevojshme për të filluar një biznes bazuar në perceptimet e tyre dhe bazuar në edukimin universitar të tyren? ? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 68 për qind, nga 100 për qind në total. Ky është treguesi me vlerësimin më të lartë për Shqipërinë.

-Pranimi i riskut: A janë të gatshëm qytetarët të marrin riskun e nisjes së një biznesi?  A ka risk të ulët apo paqëndrueshmëria e institucioneve e shton riskun për nisjen e një biznësi? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 6 për qind, nga 100 për qind në total. Ky është treguesi me vlerësimin më të ulët për Shqipërinë.

-Rrjeti i kontakteve: A e njohin sipërmarrësit njëri-tjetrin dhe si janë të vendosur gjeografikisht rrjetet e tyre të njohjeve? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 22 për qind, nga 100 për qind në total.

-Mbështetja shterore: Cila është qasja e vendit dhe qeverisë për sipërmarrjen? A është e lehtë të merresh me biznes apo corrupsioni e bën të vështirë rrugën? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 28 për qind, nga 100 për qind në total.

-Mundësi për të nisur biznese: A e bën qeveria të thjeshtë për qytetarët nisjen e një biznesi? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 16 për qind, nga 100 për qind në total.

-Thithja e teknologjisë së re: Është teknologjia një sektor I madh dhe I zhvilluar, dhe a mundët biznesi ta thithë lehtë teknologjinë e re? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 43 për qind, nga 100 për qind në total.

-Kapitali njerëzor: A janë sipërmarrësit të mirë edukuar, të trajnuar në biznes dhe a kanë mundësi të lëvizin lirshëm në treg? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 30 për qind, nga 100 për qind në total.

-Konkurrenca: A prodhojnë sipërmarrjen produkte e shërbime unike dhe a mund të çajnë në treg me to? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 22 për qind, nga 100 për qind në total.

-Novacioni i produkteve: A ka vendi mundësi të zhvillojë produkte dhe teknologji të reja? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 31 për qind, nga 100 për qind në total.

-Novacioni i proceseve: A përdorin bizneset teknologjitë e reja dhe a kanë ata mundësi të punësojnë njerëz të mirëedukuar në fushat e teknologjisë, shkencës, inxhinierisë? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 16 për qind, nga 100 për qind në total.

-Rritja: A kanë prirje për tu rritur e zgjeruar bizneset dhe a kanë kapacitete strategjike për ta arritur këtë rritje? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 33 për qind, nga 100 për qind në total.

-Ndëkombëtarizimi: A munden sipërmarrësit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare dhe a është ekonomia komplekse mjaftueshëm sa për të nxjerrë ide që kanë vlera ndërkombëtare? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 23 për qind, nga 100 për qind në total.

-Kapitali fillestar: A ka kapital fillestar të gatshëm për të nisur bizneset, si nga qytetatarët dhe nga institucionet shtetëore? Për këtë tregues Shqipëria vlerësohet me 18 për qind, nga 100 për qind në total.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz