Siç kishte lajmëruar Exit.al, Hoyt Lee do të jetë ambasadori i ri amerikan në Shkup

Siç kishte lajmëruar Exit.al, Hoyt Lee do të jetë ambasadori i ri amerikan në Shkup
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee

Hoyt Brian Lee pritet të jetë ambasadori i ri amerikan në Maqedoni. Këtë lajm së pari e bëri publik një muaj më parë Exit.al.

Tani ai është konfirmuar nga korrespondenti në Washingon DC i rrjetit Al Jazeera, të cilit i referohet Radio Europa e Lirë në Maqedonisht.

Hoyt Lee shërben prej shtatorit 2013 në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Në këtë funksion ai ka qenë përgjegjës për marrëdhëniet me Europën Juglindore, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Ky është emërimi i parë në pozicionin e ambasadorit të SHBA-ve për Yee, çfarë përbën një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Më parë ai ka shërbyer si numri dy i ambasadës amerikane në Zagreb.

Hoyt Lee do të zëvendësojë ambasadorin Jess Baily, mandati i të cilit mbaron në dhjetor 2017, pas tre vjetësh shërbim në Shkup.



Lini një koment

1 Koment për "Siç kishte lajmëruar Exit.al, Hoyt Lee do të jetë ambasadori i ri amerikan në Shkup"

avatar
ben
Guest

Haha nga “buldozer” qenka kthyer ne dum-dum..😂😂😂

wpDiscuz