The Guardian: Cunami i hidrocentraleve po vë në rrezik natyrën e Shqipërisë

The Guardian: Cunami i hidrocentraleve po vë në rrezik natyrën e Shqipërisë

81 diga hidrocentralesh po ndërtohen aktualisht në Shqipëri duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme natyrën, florën dhe faunën.

Gazeta britanike The Guardian, në një artikull të Arthur Neslen, flet për bumin e ndërtimit të hidrocentraleve në Ballkan, dukuri që po prek shumë zonat e mbrojtura:

Më shumë se një e treta e rreth 2800 digave të planifikuara për tu ndërtuar në vendet e Ballkanit, janë në zona të mbrojtura, duke kërcënuar lumenjtë dhe biodiversitetin.

Një specie e rrallë, një lloj peshku me emrin “Isoperla vjosae” u zbulua në Lumin Vjosa, këtë vit gjatë një ekspedite prej 25 shkencëtarësh, të cilët gjithashtu gjetën një peshk të paidentifikuar që më parë ishte i panjohur për shkencën.

Ashtu si salmoni i Danubit dhe trofta e Prespës, tashmë këto specie të veçanta mendohet të jenë në rrezik nga ajo që Ulrich Eichelmann, drejtori i organizatës “Mbikëqyrësi i lumenjve” e quan “cunami i digave”.

Raporti i shkencëtarëve e përshkruan Vjosën si një ekosistem unik dhe dinamik për shumë specie ujore që janë zhdukur në të gjithë Evropën. “Shumica e këtyre komuniteteve të besueshme pritet të zhduken si pasojë e digave të projektuara të hidrocentraleve,” thekson raporti.

Megjithatë, Damian Gjiknuri, ministri i energjisë i Shqipërisë, i tha Guardian se dy “mega-digat” që do të ndërtohen në Vjosë do të lejojnë “kalimin e peshkut nëpërmjet një korsie apo bypassi për peshqit”.

“Këto dizajne janë bazuar në praktikat më të mira mjedisore që po zbatohen sot për minimizimin e efekteve të digave të larta në qarkullimin e faunave ujore”, shpegoi ministri.

Ministri Gjiknuri i kundërshtoi gjetjet e raportit duke thënë se në Shqipëri po ndërtohen vetëm dy diga të mëdha, ndërsa pjesa tjetër funksionon me fuqinë e ujit të lumenjve.

Pavarësisht se këto hidrocentrale prodhojnë më pak se 10 MW energji, e ndaj nuk kanë nevojë për Vlerësime të Ndikimit të Mjedis, turbinate e shumta të tyre përgjatë rrjedhës së lumit shkakton “dëme të rënda kumulative”.

Ministri Gjiknuri tha se qeveria shqiptare ishte e angazhuar për shpalljen e një parku kombëtar në pjesën e sipërme të Vjosës, pranë digës 50 metra të lartë të Kalivaçit, që pritet të ndërtohet së shpejti.

Përveç dëmit në natyrë, bumi i digave ka shkaktuar dhe konflkte mes banorëve të zonave dhe ndërtuesve të digave.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz