Banka Botërore: Shqipëria 60 vjet për të arritur Evropën

Banka Botërore: Shqipëria 60 vjet për të arritur Evropën

Banka Botërore ka ulur parashikimet e saj për rritjen ekonimke të Shqipërisë për vitin 2018.

Deklarata e Bankës Botërore vijnë pas atyre të Fondit ndërkombëtar Monetar, i cili i uli parashikimet e tij për rritjen ekonomike nga 4,1 për qind në 3,7 për qind për vitin 2018. Sipas raportit të Përgjithshëm Ekonomik për Vendet e Ballkanit Perëndimor, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet në 3,6 për qind në 2018.

Parashikimi i Bankës Botërore për rritjen ekonomike

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të ulet në 3,5 për qind në vjeshtën e viti 2019. Ndërsa, në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimorë pritet të rritet.

Parashikimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar janë në kundërshtim me pikëpamjen ekonomike të qeverisë Rama. Kohët e fundit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi se rritja ekonomike në fund të mandatit të dytë të qeverisë Rama do të rriten ndërmjet 5,5 për qind dhe 6 për qind. Këto shifra për momenti duken shumë larg arritjes.

Një nga arsyet se pse Shqipëria po mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit, sipas Bankës Botërore është “përfundimi i dy projekte të mëdha (Investime Direkte të Huaja) si Gazsjellësi Transadriatik (TAP) dhe Hidrocentrali i Devollit, dhe nuk ka asnjë investim të ri”. Sipas shifrave të BB, investimet e huaja ishin kryesorë në rritjen aktuale të ekonomisë së vendit:

“Shqipëria ka nevojë të diversifikojë burimet e saj të rritjes përtej dy projekteve të Investimeve të huaja direkte (FDI) të cilat kanë mbështetur rritjen ekonomike  në vitet e fundit; ajo mund ta arrijë këtë gjë duke sigururar qëndrueshmërinë makroekonomike, duke përmirësuar klimën e investimeve (si psh, me më shumë programe të investimeve publike) dhe me anë të reformave në sektorin e energjisë dhe edukimit.”

Ndërsa FMN-ja shprehu shqetësimet e saj lidhur me paketën fiskale 2018, e cila pritet të miratohet nga Kuvendi pavarsisht kundërshtisë së opozitës, Banka Botërore merr parasysh mjedisin rajonal dhe atë të BE-së:

“Rritja e fortë e BE-së dhe kushtet ende të favorshme të likuiditetit global i japin një shtysë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, rritja e fortë e BE-së ka shumë mundsi të shoqërohet me zbutje të programit lehtësues sasior të Bankës Qendrore Evropiane, e cila do të shtyjë përpara normat e interesit dhe në këtë mënyrë do të rriten edhe kostot e borxhit të Ballkanit Perëndimor.”

Më tej, rritja në këto nivele aktuale të ekonomisë së Shqipërisë dhe të Vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk do të përmirësojë dhe përafrojë ekonominë e rajonit në të njëjta nivele me ekonominë e sotme të BE-së, një kusht ky për anëtarësimin në BE:

“Është e rëndësishme të theksojmë se me nivelin aktual të rritjes ekonomike, do të nevojiten rreth gjashtë dekada që të ardhurat për frymë në vendet e Balkanit Perëndimor të arrijnë mesataren aktuale të një qytetari në vendet e BE-së. Me një rritje më të shpejtë prej 5 dhe 6 për qind, do të nevojiten rreth 2 dekada për t’iu afruar rritjes së BE-së. Kjo kërkon një zbatim të fortë dhe të qendrueshëm të reformave strukturore dhe progres të vazhdueshëm në procesin e anëtarësimit në BE.”



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz