Zyrtare — çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind

Zyrtare — çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind

Çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind për familjarët dhe bizneset e Tiranës, duke filluar nga data 1 janar e vitit 2018. Ky vendimi u miratua më 7 nëntor 2017 nga Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë (ERRU).

Sipas tarifave të reja, çmimi i ujit të pijshëm do të ndryshojë nga 45 në 65 lekë për metër kub për familjarët, ndërsa për bizneset do të rritet nga 135 në 190 lekë për metër kub.

Bashkia Tiranë e paraqiti, në verën e këtij viti, rritjen e çmimit të ujit si një plan investimi të saj dhe çdo lloj kriticizmi mbi mënyrën se si u justifikua rritja e çmimit, u refuzua.

Por, përmes një votimi të paligjshëm dhe mes protestash nga ana e qytetarëve, Këshilli Bashkiak e miratoi rritjen e çmimit të ujit më 27 korrik 2017.



Lini një koment

1 Koment për "Zyrtare — çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind"

avatar
Ekspert
Guest

Ky eshte fundi I epokes se pamvaresise institucionale dhe politike. Enti Rregullator I Ujit nenshkroi nenshtrimin e plote ndaj politikes por edhe vetvrasjen institucionale. Perse na duhet nje ent rregullator I cili paguhet nga te ardhurat e shoqerive ujesjelles kanalizime pra praguhet nga konsumatoret dhe vepron ne kundershtim me interesat e konsumatoreve?? Nuk ka me kuptim egzistenca e nje institucioni te tille ku kryetari vegjeton ne nje zyre super lluksoze te paguar me parate e konsumatorve dhe mbron interesat e oligarkeve qe duan ta gllaberojne kete sektor. Turp

wpDiscuz