Keqmenaxhimi nga qeveria dhe BE shkaktojnë vonesa në ndërtimin e rrjetit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shëngjin

Keqmenaxhimi nga qeveria dhe BE shkaktojnë vonesa në ndërtimin e rrjetit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shëngjin

Në shtator, Exit.al raportoi mbi projektin e financuar nga BE për ndërtimin e Rrjetit të Kanalizimeve të ujrave të zeza në Vlorë, Ksamil, Kavajë dhe Shëngjin, filluar në vitin 2011, por të përfunduar vetëm më vitin 2016.

Dokumentat e bëra publike për Exit.al nga Komisioni Evropian nxorën në pah se projekti kishte pasur shumë vonesa, edhe pse dokumentat nuk e tregonin qartë arsyen e tyre. Justifikimi i përbashkët gati në çdo raport supervizimi ishte “përparim i pamjaftueshëm”.

Një mori tjetër dokumentash të paredaktuara nga Bashkia dhe drejtoria e Ujesjellës-Kanalizimeve të Lezhës të bëra publike për Exit.al, pas një kërkese për lirinë e informacionit, hodhën dritë mbi zbatimin e projektit me vlerë 14 milionë euro, të financuar nga BE-ja në kuadër të projektit IPA, dhe e menaxhuar nga projekt menaxheri, pranë Zyrës së Delegacionit Evropian, Hubert Grandjean.

Dokumentet kanë lidhje me vonesën në përfundimin e ndërtimit të Lotit 3 të projektit, zgjatimin e rrjetit të kanalizmeve të ujërave të zeza në Shëngjin.

Pas falimentimit të firmës së kontraktuar fillimisht u krijuan vonesa në punime dhe me kontraktimin e firmës së re afati i përfundimit të punimeve u shty edhe për disa muaj. Punimet priteshin të mbylleshin në 31 Maj 2016.

Sidoqoftë, një raport supervizimi për dhjetorin e vitit 2016 vuri re në mënyrë të prerë se “nuk kishte përfunduar asnjë prej punimeve të caktuara për këtë datë”.

Ajo çfarë ndodhi nga muaji qershor deri në dhjetor të 2016, pasi kishte kaluar afati i përfndimit të punimeve, ngjan me përpjekjet e niveleve të ndryshme qeveritare kundër punës së njëra-tjetrës, duke shkaktuar vonesa të zgjatura në zbatimin e një projekti të financuar nga BE.

Një kontraktor në mungesë

Bisedimet e zhvilluara në takimin e përmuajshëm të datës 26 Maj 2016—të drejtuar nga projekt menaxheri i autoritetit kontraktor (Delegacioni Evropian në Tiranë) Grandjean, me pjesëmarrjen koordinatorit të qeverisë për IPA-në Klevis Biçaku nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve në Ministrinë e Transporteve, drejtorit  ekzekutiv të projektit Francesco Palladino i firmës kontraktuese Spiga SRL, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë—tregojnë se Kryeministri Edi Rama ishte personalisht i përfshirë në zbatimin e këtij projekti:

Është e panevojshme të themi se pavarësisht nga kërkesa e Kryeministrit, punimet nuk përfunduan më 15 qershor 2016.

Një memo e brendshme e shkruar nga Zoti Biçaku për Ardian Alushin, Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës- Kanalizimeve në Ministrinë e Transporteve, e cila mban datën 9 qershor 2016, tregon se projekti i Shëngjinit “vazhdon të mos përmbushë pritshmëritë”.

“Sikurse ju kemi njoftuar më parë, vazhdimi i projektit për qytetin e Shëngjinit vazhdon të mos jetë sipas pritshmërive tona. Edhe pse ne e kemi paraqitur këtë në vëmendjen urgjente të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë, dje të gjitha palët u zotuan të zgjidhin problemin e krijuar, ata ranë dakord të organizonin një plan për punimet që do të bëhen në këtë zonë problematike, të tillë si: zona e bregdetit, stacioni i pompimit numër 1, transmetimi kryesor, kabina elektrike dhe unaza e Rërës së Hedhur. […]

Sipas takimit të mbajtur, dje në zyrat e delegacionit, firmës kontraktuese Spiga SRL iu kërkua të përmbushë kërkesat tona brenda muajit Maj, afati i fundit në mes të Korrikut. Nga verifikimet e bëra në vend u vu re se prania e përfaqësuesve të firmës kontraktore sipas termave të kontratës nuk është zbatuar. Në vendin e punimeve nuk kishte asnjë përfaqësue të firmës kontraktore Spiga SRL, por vetëm nënkontraktorët. Për këtë ne i kërkuam delegacionit të merrte masat e nevojshme kundër kësaj firme.”

Sipas Biçakut, një nga arsyet kryesore të shtyrjes është shkaktuar nga firma kontraktore Spiga SRL, e cila dukshëm nuk po plotëson detyrimet e saj kontraktuale dhe, siç bëhet e qartë nga memo se, Delegacioni i BE-së në Tiranë është lajmëruar për këtë gjë. Është intereant fakti se raporti i supervizimit i korrikut 2016 nuk e përmend faktin se përfaqësuesit e firmës Spiga SRL nuk ishin të pranishëm në vendin e punimeve.

Një mur 3 metra i gjatë

Por, kontraktori duket se nuk është e vetmi shkak për vonesat. Gjashtë muaj më vonë, në 19 dhjetor 2016, drektori ekzekutiv i projektit Palladino i shkruan Biçakut për problemin e hasur me ndërtimin e murit në stacionin e pompimit numër 1. Mesa duket, UKL nuk ka rënë dakord me lartësinë  e murit.

Më 20 dhjetor, Biçaku i shkruan një email kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj, nga adresa personale e emailit (adresa e tij zyrtare është e pezulluar), në të cilën ai përmend se UKL po ndalon firmën Spiga SRL të vazhdojë punimet në stacionin e pompimit.

Dukshëm, kjo letër nuk mori asnjëherë përgjigje, sepse diku pas datës 20 dhjetor, përmes një letre që nuk i dihet data, drejtori i Biçakut, Ardian Alushi i shkruan kryebashkiakut Frrokaj, duke iu ankuar se UKL po bllokon punimet në Stacionin numër 1 të Pompimit:

“Pavarësisht komunikimit të vazhdueshëm të Delegacionit Evropian dhe kontraktorit Spiga SRL me administratorin e njësisë administrative Shëngjin, çështja e përfundimit të punimeve për Stacionin numër 1 nuk është zgjidhur ende.

Pamundësia për zbatimin e projektit për këtë stacion do të shkaktojë mosfunksonimin e të gjithë rrjetit të ndërtuar deri më tani, dhe do të ketë pasoja të mëtejshme financiare, të cilat do të prekin zgjatjen e menjëhershme të investimeve të bëra në Shëngjin dhe në kërkesën e Delegacionit të BE-së për të kthyer vlerën financiare të investimit.”

Me fjalë të tjera, Delegacioni i BE-së po kërcënonte qeverinë shqiptare se nëse muri i stacionit të pompimit nuk do të ndërtohej sipas specifikës, pra me lartësi 3 metra, ai do të kërkonte kthimin mbrapsht të të gjithë investimit. Pra, i gjithë projekti disa milionë euro tani varej nga konflikti për lartësinë e murit.

Dokumentat nuk tregojnë si e bindi Kryebashkiaku Frrokaj UKL-në për të lejuar që muri të ndërtohej me lartësinë e duhur. Por nëse e ka bërë, ishte shumë vonë, sepse tashmë më 18 Mars 2016 projekt menaxheri Grandjean i shkroi atij për problemin në stacionin e pompimit:

Delegacioni i BE-së plotëson çdo kërkesë

Memo e brendshme e Biçakut e datës 9 korrik shkruan se tashmë firma e re kontraktore po i përmbahet korrektësisht kontratës. Duhet theksuar se kjo firmë e firmosi kontratën pasi firma paraardhëse deklaroi falimentimin. Deri në këtë moment është ende e paqartë se si është zgjedhur kjo firmë kontraktore. BE nuk ka refuzuar të japë çdo lloj dokumentacioni mbi procedurat e tenderimit të lidhura me firmën kontraktuese Spiga SRL.

Sipas “Grafikut organizues të supervizimit dhe marrëdhënies me Autoritetin Kontraktual dhe Përfitues”, e përfshirë në dokumentat e dhëna nga Bashkia Lezhë, Koordinatori i IPA-s Biçaku ishte në kontakt direkt me menaxherin e projektit Grandjean nga Delegacioni i BE-së. Ndaj është e vështirë të besohet se Delegacioni i BE-së nuk ishte në dijeni të vëzhgimeve të bëra nga Biçaku se punëtorët e firmës Spiga SRL nuk ishin në vendin e punimeve.

Në fakt, Yngve Engstrom, shef i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Tiranë, në përgjigje të një letre të Palladinos më datë 27 korrik 2017, në të cilën ky i fundit nuk pranonte të paguante “dëmet e likujduara” për vonesat, deklaroi qartazi të gjitha problemet me zbatimin e këtij projekti:

“Referuar letrës tuaj […] më 27 korrik 2017, ne konstatojmë se ju nuk pranoni [Delegacioni i BE-së] argumentat për aplikimin e likujdimit të dëmeve dhe ju deklaroni se nuk keni prova dhe dokumenta të mjaftueshëm për të justifikuar të gjitha vonesat.

Në lidhje me çështjet e pronësisë dhe kufizimet e ndeshura në Shëngjin dhe Ksamil gjatë sezonit veror, ne do të dëshironim të vinim në dukje se vonesa në punime e lidhur me këto arsye është tashmë përfshirë në zgjatjet e afateve kohore të mëparshme. […]

Ndaj këto arsye nuk mund të përdoren si justifikim për vonesa të mëtejshme të ndodhura pas majit 2016. Përveç kësaj, takimi i punës i 37-të i datës 30 Mars 2016 vë re se progresi i ngadaltë në mars dhe burimet e pamjaftueshme ndikuan në punimet në Shëngjin dhe Ksamil janë përgjegjësi e kontraktorit, paralajmëron për pasojat e ditëve të fundit, dhe kërkesat se burimet e skuadrës së punimeve dhe  zhvillimi të rriten menjeherë për të sigururar përfundimin thelbësorë të punimeve në fund të majit 2016.

Në kujtojmë se Delegacioni i BE-së gjithashtu sugjeronë komisionim e pjesshëm të pjesëve të përfunduara të punimeve në Ksamil dhe Shëngjin të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në zgjatjen më të madhe të mundshme. Sidoqoftë kjo nuk ndodhi.”

Ende, përveç të gjitha këtyre, Engstrom tregoi se është bashkëpunues:

“Kjo u vendos, Delegacioni i BE-së është në dijeni të vështirësive të ndodhura në Shëngjin dhe në Ksamil, përfshirë edhe pengesat e sezonit veror 2016, dhe ka vullnetin të marrë parasysh çdo vonesë nëse ato janë të justifikuara.

Por, është e paqartë se pse delegacioni i BE-së do të kishte “vullnetin për të marrë parasysh vonesat e “justifikuara”, pasi debatoi se të gjitha vonesat janë përfshirë tashmë në zgjatimet kohore të dhëna më parë.

Çdo kompani, në veçanti ato italiane, duhet të jenë në dijeni të vështirësive të burokracisë shqiptare kur punon në kontekstin shqiptar, dhe duhet të përfshijnë edhe këtë pjesë në rrezikun e angazhimit të marrë përsipër prej tyre.

Por, duke qënë tolerant, Delegacioni i BE-së ka mbështetur neglizhencën e vullnetshme dhe të dokumentuar të firmës kontraktore, madje edhe mund ta shpërblejë atë (pjesërisht) duke hequr dorë nga likujdimi i dëmeve të shkaktuara nga kontraktori.

Natyrisht, fatuara e dëmeve aktuale (nëse ka ndonjë) nga Delegacioni Evropian mbetet, sërish, konfidenciale.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz