Courrier des Balkans — Zemërimi i gazetarëve dhe heshtja e BE-së

Nga Louis Seiller,
Courrier des Balkans — Zemërimi i gazetarëve dhe heshtja e BE-së

Courrier des Balkans — Në një sallë të tejmbushur me rreth 250 gazetarë, u organizua takimi rajonal “Ditët e Medias në Ballkan”, i organizuar nga Komisioni Evropian për Zgjerim. Ky takim u hap ditën e enjte më 9 nëntor në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerim Johaness Hahn.

Në hapjen e këtij takimi foli edhe Kryeministri Rama, i cili duke njohur rëndësinë e lirisë së shtypit, foli për shqetësimet e tij për një sektor që ka nevojë për pavarësi.

Twitteri i tij shumë i çuditshëm – “Fjalët vrasin të parat, plumba vijnë më pas”, një citim i marrë nga gazetari Adam Michnik — nuk arriti të hedh hije mbi ofendimet e tij të fundit ndaj gazetarëve shqiptarë, përkundrazi ai shkaktoi reagimin e kundërt.

Pas largimit të zyrtarëve, diskutimet u drejtuan nga korespondenti i The Econimist Tim Judah, i cili vazhdoi me trenin e tij: një lumë i gjatë dhe i qetë me deklarata të dakorduara.

Duhej pothuajse një orë që korrektësia politike të prishej pas ndërhyrjes së Branko Çençit i Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Serbi (CINS). Gazetarë të veshur me bluzë të zezë i bënë thirrje Bashkimit Evropian të bëjë më shumë – #EU duhet të bëjë më shumë – rreth pesëmbëdhjetë gazetarë kujtuan situatën dramatike të medias së pavarur në Serbi nga Aleksandër Vuçiç.

“Llogaria në Twitter e një prej portaleve më kritike të qeverisë së Rama, Exit.al, u bllokua në këtë takim. Si e justifikoni?”

Shqetësimi i Alida Karakushit, gazetare shqiptare, drejtuar Shefes së Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Bisedimet e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Genoveva Ruiz Calavera, kaloi në heshtje dhe debati vazhdoi. Ankesat e gazetarëve pikturuan një pamje shumë të errët të medias në rajon. Ata u shprehën se shumë vëzhgues të huaj janë pak të vetëdijshëm për situatën.

Diskutimet ndërmjet gazetarëve vazhduan jashtë sallës, duke thënë se “Përsëritja e e diskutimeve mbi epokën dixhitale apo mbi tranzicionin nuk i jep zgjidhje problemeve të gazetarëve”

Një botues kosovar u shpreh se “organizimi i takimeve të këtilla është hedhje e parave nga dritarja, ato mund të shërbejnë shumë më mirë në vende të tjera”.

Zyrtarët e Komisionit Evropian të zënë ngushtë nga deklaratat e gazetarëve të rajonit u shprehën se “Ju duhet të na ndihmoni se si t’i përdorim më mirë fondet tona të përcaktuar për rajonin.”

“Gazetarët paguhen me rreth 300 euro në muaj dhe shkarkohen nga puna vetëm më një mesazh në telefon”.

Në përfundim të këtij takimi, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, vijëzoi një portret realist të gazetarëve në vend.

Por nuk jam i sigurtë se sa ky ndërgjegjësim i papritur do të qetësojë shqetësimet e gazetarëve. Në deklaratën e tij të fundit Hahn deklaroi se “Media duhet të ndihmojë në ndërtimin e urave se sa të thellojë ndasitë.”

Udhëheqësit e rajonit do ta vlerësojnë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz