Takimi Basha-Hahn, lufta ndaj krimit e vetmja rrugë drejt integrimit në BE

Takimi Basha-Hahn, lufta ndaj krimit e vetmja rrugë drejt integrimit në BE

Komisioneri Europian për Zgjerim Johannes Hahn zhvilloi mbrëmjen e djeshme një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskuatuar për në Shqipëri, e veçanërisht për luftën ndaj krimit të organizuar.

Biseda u përqëndrua në rastin e përfshirjes së ish-ministrit Tahiri në çështjen Habilaj, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Zoti Basha shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike në luftën kundër krimit të organizuar me lidhje qeveritare si e vetmja rrugë për të ecur përpara me integrimin europian të vendit.

Një ndër shqetësimet që kreu i opozitës i shprehu eurokomisionerit është se krimi i organizuar, për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe po inkriminon segmente të tëra të ekonomisë, përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar.

Lulzim Basha dhe Johannes Hahn u shprehën me të njëjtin mendim se integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më “të paprekshëm”.

Eurokomisioneri Johannes Hahn ndodhet në Shqipëri prej ditës së djeshme, për të qenë pjesë e Konfrencës Ballkanike për Ditët e Medias. Dje dhe sot Zoti Hahn ka zhvilluar takime me disa prej liderëve politikë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz