Gjyqtari Miri vetëm rasti i parë, 10 gjyqtarë e prokurorë nën hetim

Gjyqtari Miri vetëm rasti i parë, 10 gjyqtarë e prokurorë nën hetim

10 prokurorë e gjyqtarë janë nën hetim për fshehje pasurie. Lajmin e bën të ditur Report Tv, i cili ka mundur të sigurojë dokumentin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

10 zyrtarët e sistemit të drejtësisë po hetohen kryesisht për fshehje të pasurisë dhe korrupsion.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, i cili u ndalua sot nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesë ju gjendën më shumë ne 30 milionë, ishte vetëm rasti i parë.

Gjyqtari Miri akuzohet për korrupsion pasiv, pasi dyshohet se ka marrë rryshfetin prej 20 mijë eurove Gentian Dodës, për t’i lehtësuar akuzën nga “vrasje” në “plagosje”.

Gentian Doda, i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997, i dënuar me 20 vite burg, arriti të arratisej nga burgu dhe u kap në vitin 2012, kur dhe u ekstradua në Shqipëri. Dosja e Dodës kaloi të gjithë nivelet e e sistemit gjyqësor dhe në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Miri e liroi nga burgu duke i ndryshuar akuzën.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz