Rama: Media e pabesueshme, shkel dinjitetin e njerëzve nga mëngjesi në darkë

Rama: Media e pabesueshme, shkel dinjitetin e njerëzve nga mëngjesi në darkë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama vazhdoi sërish sot me sulmin ndaj gazetarëve, duke i akuzuar se janë institucione të pabesueshme dhe se “dëmtojnë dinjitetin e njerëzve në Shqipëri, nga mëngjesi në darkë.”

I pranishëm në konferencën dy-ditore për ditën ndërkombëtare të medias, që nisi sot në Tiranë, Be – Ditët e Medias së Ballkanit Perëndimor, Zoti Rama i bëri thirrje shoqërisë “të mos e lërë median në rrjedhjen e lirë të degradimit të saj të përditshëm”:

“Sot është fakt se “Freedoom House”, reporterët pa kufinj, BE në raportet e tyre për mediat dalin në konkluzion se mediat në vendin tonë janë pjesërisht të lira.

Liria e shprehjes është një e drejtë themelore dhe është arma më e fortë që kemi në dorë për të luftuar padrejtësitë, përfshi dhe korrupsionin. Por si një armë, nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë dhe të drejtat e parimet me të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj.

Për fat të keq, shkelje dhe cënim të dinjitetit të njerëzve në Shqipëri, zhvillohen nga mëngjesi deri në darkë. Edhe tani që po flasim bashkë është duke ndodhur një shkelje e kësaj natyre.

Mediat në Shqipëri janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun. Fake News mjegullojnë të vërtetën.

Ati themelues i gazetarisë italiane thoste se kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur dhe po flas për Shqipërinë ku media gjëndërohet nga të pasurit.

Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e transformimit të cilin nuk e sjellin ligjet, por transformimi në mendësi që ka të bëjë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe përdorimin e licences për të ushtruar aktivitet në këtë fushë delicate si licencë për gjueti dhe për qëllime që nuk thuhen.

Detyrimi për ta kërkuar dhe për të mos e lënë lirinë e medias në rrjedhjne e,lirë në degradimin e saj të përditshëm është detyrë e gjithë shoqërisë.”

Sulmi i Kryeministrit Rama ndaj mediave, që ditët e fundit është bërë edhe më i ashpër, është komentuar nga opinioni publik si taktitë për të tërhequr vemëndjen nga skandalet e mëdha të qeverisë, si përfshirja e ish-Ministrit Tahiri në çështjen Habilaj apo roli i ish-Ministries Kodheli në mosfunksionimin e radarëve detarë.

Pas seancës parlamentare ku u votua për lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Tahiri, Rama ofendoi haptazi median shqiptare për raportimin mbi përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në përgjimet e një organizate kriminale:

“Së pari turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni të torolisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi.

E dyta, s’keni marrë vesh akoma, dhe mund të qeshni sa të doni, e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madh, ju thjesht përçoni akuzat si një tel bakri, s’mbani përgjegjësi për atë që përçoni.”

Disa ditë më pas, Rama këshilloi një grup biznesmenësh të rëndësishëm që të mos lexojnë gazetat shqiptare, sepse ato “iu pengojnë aparatin tretës”.

Për ironi, të njëjtët  organizata ndërkombëtare si Reporterët pa Kufij dhe Federata Evropiane e Gazetarëve.raporte që Rama përmendi në fjalimin e sotëm, janë ata që kanë vënë në dukje dhe “armiqësinë e Kruyeministrit kundrejt shtypit.”

 

 



Lini një koment

2 Komente për "Rama: Media e pabesueshme, shkel dinjitetin e njerëzve nga mëngjesi në darkë"

avatar
trackback

[…] konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me kryeministrin Edi Rama përpara se të hapnin Takimin Ditët e Medias, Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn foli për përparimin e Shqipërisë në rrugën […]

trackback

[…] i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka quajtur “kriminal” fjalimin e Kryeministrit Rama ditën e djeshme, ku sulmonte median dhe e akuzonte për shkelje të të drejtave të […]

wpDiscuz