Rama: Jemi gati për të hapur negociatat. Hahn: Presim rezultatet e reformës në drejtësi

Rama: Jemi gati për të hapur negociatat. Hahn: Presim rezultatet e reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama dhe eurokomisioneri Johannes Hahn mbajtën një konferencë për shtyp pas hapjes së konferencës organizuar në ditën ndërkombëtare të medias.

Kryeminitri Rama u shpreh i bindur se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe e meriton hapjen e tyre.

Eurokomisioneri Hahn, nga ana tjetëer, foli për arritjet e Shqipërisë në luftën kundër drogës, port ha se duhen pritur rezultatet nga reforma në drejtësi, e veçanërisght nga procesi i vettingut i cili sapo ka nisur.

Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama dhe Eurokomisionerit Hahn janë:

Kryeministri Rama:

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm sepse pas rekomandimit të KE-së për hapje të negociatave të anëtarësimit në varësi të zbatimit të vetingut — Shqipëria e ka filluar procesin e vetingut;

[Rekomandim pozitiv do të merret]duke vënë në tryezën e KE një raport [Progres Raporti për Shqipërinë] solid që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë dhe të konstatuar nga komisioni që vitin e shkuar;

Sukses është i qartë në luftës kundër kultivimit të kanabisi, sukses i mishëruar në raportin analitik të dalë pas monitorimit të qënësishëm të Guardia di Financës;

Shqipëria meriton të hapë negociatat dhe pavarësisht si dhe qysh, procesi do të zhvillohet, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë pozicionin tonë me këtë aspiratë të të gjtihë shqiptarëve;

Patjetër që jemi të inkurajuar edhe nga zhvillimet e fundit që po e kthejne erën në favor të rrugëtimit tonë evropian, nga Presidenti Juncker, të cilin me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme.

Komisioneri Hahn:

Vlerësimi ynë varet nga evidencat, provat, vlerësimet dhe vetëm këto kanë rëndësi. Është e rëndësishme të arrijmë tek qytetraët dhe të flasim për arrtjen që ka bërë Shqipëria;

Në veçanti, kemi një histori të re për të treguar në lidhje me progresin për shembull për sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës apo për uljen në mënyrë të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve;

Është e rëndësishme që të ndryshohen disa deficite në reputacion, pasi ato egzistojnë dhe nuk ka kuptim që t’i përfillim, por është e rëndësishme që të përballemi me to;

Një nga rezultet e para që presim të marrim është rezultati i procesit të vettingut, që sapo ka filluar dhe unë pres që rezultatet e para t’i shikojmë në fillim të vitit. Kemi edhe të bëjmë edhe në ato që njihen si pesë prioritet kyçe.

Të gjitha këto janë në rrugën e duhur dhe do të thosha që është një gjë që dua ta theksoj: Shqipëria është në rrugëtimin e duhur. Aspirata evropiane duhet të jetë objektiv kombëtar që mbështetet nga të gjitha forcat, elementet, media, shoqëria civile.

Të gjithë partitë politike në vend e duan këtë gjë [integrimin e Shqipërisë], por kjo duhet treguar me një veprim të përbashkët kombëtar.

Sapo të kemi tregues se si një raport pozitiv i tillë nga ana jonë do të merret në konsideratë nga vendet anëtare, atëherë jam shumë i gatshëm ta lancoj një raport të tillë. Megjithatë mendoj se isha tejet i qartë që ka progres pozitiv. Por si çdo gjë në jetë, puna vjen në momentin e duhur.

Duke u bazuar në fjalimin e Presidentit Juncker në lidhje me të ardhmen e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne do të nxjerrim një strategji për BP në muajin shkurt dhe do të kemi raportet përkatëse për secilin shtet.

 Kjo tregon qartë angazhimin e BE në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane të BP.



Lini një koment

1 Koment për "Rama: Jemi gati për të hapur negociatat. Hahn: Presim rezultatet e reformës në drejtësi"

avatar
trackback

[…] dhe eurokomisioneri për Zgjerim Johannes Hahn në daljen e fundit për shtyp në Shqipëri, deklaroi se duhen pritur rezultate konkrete të punës së qeverisë shqiptare, përpara se të jepet rekomandimi për hapjen e […]

wpDiscuz