BE feston ditët e medias duke bllokuar Exit.al në Twitter

Nga Vincent Van Gerven Oei,
BE feston ditët e medias duke bllokuar Exit.al në Twitter

Ka disa gjëra që ilustrojnë në mënyrë shumë më të bukur hipokrizinë e Bashkimit Evropian se sa takimi i njoftuar rishtazi më titullin EU — Ditët e medias së Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 nëntor. Në të do të marrin pjesë “[m]ë shumë se 250 përfaqësues të medias dhe organizatave të medias, politikbërësit dhe aktorët e tjerë të interesuar në Tiranë më 9 dhe 10 nëntor 2017, kushtuar rolit të rëndësishëm të medias në procesin e anëtarësimit”.

Nga Tirana, Komisioneri Johannes Hahn na dha një ide mbi atë që do të ndodhë nesër në hapjen zyrtare:

 

Liria e shprehjes është një vlerë thelbësore e BE-së dhe një gur themeli në procesin e zgjerimit, me shtyp të fortë dhe të pavarur si nxitës i ndryshimit demokratik.

Shtypi është shtylla e shoqërive të hapura dhe të begata kudo. […] Unë kam besim se kjo konferencë do t’i japë një shtysë të re forcimit të lirisë së medias dhe do të vendosë një hapësirë mediatike më kumbuese, të larmishme dhe ekonomikisht të shëndetshme në rajon, e cila është e aftë të përballet me ndryshimet e mëdha në sektorin e medias.

Komisioneri Hahn do ta hapë aktivitetin EU—Ditët e Medias në Ballkanin Perëndimor së bashku me Kryeministrin Edi Rama, i njohur si “mbështetës” i patundur i medias së pavarur dhe të lirë.

Vetëm së fundmi, Rama ofendoi haptazi median shqiptare për raportimin mbi përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në përgjimet e një organizate kriminale:

Së pari turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni të torolisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi.

Nuk e keni kuptuar akoma se jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 rreshta para se të kuturisët e t’ju tregojë të tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit me opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë. Ju akoma s’keni marrë vesh se së pari, imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. S’jemi në situatë kur diskutojmë t’ja heqim apo t’ja lëmë.

E dyta, s’keni marrë vesh akoma, dhe mund të qeshni sa të doni, e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madh, ju thjesht përçoni akuzat si një tel bakri, s’mbani përgjegjësi për atë që përçoni.

Disa ditë më pas, Rama këshilloi një grup biznesmenësh të rëndësishëm që të mos lexojnë gazetat shqiptare, sepse ato “iu pengojnë aparatin tretës”.

Armiqësia e Ramës kundrejt shtypit tashmë është vënë re edhe nga organizatat ndërkombëtare si Reporterët pa Kufij dhe Federata Evropiane e Gazetarëve.

Në kët qasje ai është mbështetur nga Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, e cila i quajti “lajme fallco” kritikat mbi të dhe mbi Zyrën e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në këto kushte, çfarë mund të ishte shenja më e mirë e BE-së për të treguar besimin në shtypin e lirë dhe të pavarur në Shqipëri, mbështetjen e saj për gazetarinë e pavarur dhe besimin e saj të vërtet se kritika e bazuar në fakte dhe transparenca e plotë e atyre që qeverisin i shërben intersit publik, se sa të bllokojë Exit.al në Twitter.

Sigurisht, kjo është mënyra më e mirë për të siguruar se media mund të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit!

Shënim: Në filli e shkruajta këtë artikull si një satirë. Sidoqoftë, kjo i ngatarron njerëzit duke menduar se Exit.al nuk u bllokua me të vërtet në Twitter. Fatkeqësisht, kjo nuk është shaka. Ndaj vendosa ta heq (pjesën më të madhe) të sarkazmës. — Vincent



Lini një koment

2 Komente për "BE feston ditët e medias duke bllokuar Exit.al në Twitter"

avatar
aldo
Guest

eshte bllokuar dhe syri.net
nje tjeter media qe nxjerr lajme ashtu sic jane ne te vertete.

trackback

[…] përfshin pjesëmarrjen e saj në konferencën për Ditët e Mediave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin ajo mori pjesë në një “panel të madh” për të diskutuar të ardhmen […]

wpDiscuz