FMN kundër qeverisë për vendosjen e TVSH-së për bizneset e vogla

FMN kundër qeverisë për vendosjen e TVSH-së për bizneset e vogla

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është shprehur kundër nismës së qeverisë Rama për të përfshirë në pagesën e TVSH-së fashën e bizneseve e vogla me xhiro vjetore nga 20 deri në 50 milionë lekë të vjetra në vit, deri më tani e përjashtuar nga kjo pagesë.

Në një intervistë për Revistën Monitor, përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke deklaroi:

“Pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual.

Ne nuk shohim asnjë problem me kufirin aktual të TVSH-së. Ndryshimet e vazhdueshme të politikës së taksave duhet të shmangen pasi ato komplikojnë administrimin e taksave dhe mund të bëjnë konfuz taksapaguesit. Si rrjedhojë, ne rekomandojmë që të mbahet kufiri i TVSH-së në nivelet aktuale, ndërkohë që administrata të përqendrojë përpjekjet tek taksapaguesit e mëdhenj.”

Zoti Reinke shpjegon se ndryshimi i propozuar nga qeveria do të jetë një “barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave”, në këmbim të një efekti shumë të vogël, gati të papapërfillshëm në buxhetin e shtetit:

“Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin kanë vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të  përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime.”

Propozimi i Qeverisë Rama për uljen e pragut të TVSH-së është pjesë e projekt-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2018. Kjo nismë do të diskutohet e më pas votohet nga Kuvendi brenda muajit dhjetor.

Kryeministri Rama, dy ditë më parë, në mbrojtje të kësaj politike, deklaroi:

“Duke pasur një proces dëgjimi të vëmendshem jo vetëm të grupeve të interesit, por dhe të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtar, ne kemi arritur në konluzionin që ulja e pragut të TVSH do të shkojë deri tek bizneset që kanë një xhiro vjetore jo më shumë se 20 milionë të vjetra në vit.

Ne e kemi vendosur që ta lëmë 20 milionë që ta bëjmë sa më të lehtë për të vegjlit fare, por nga ana tjetër për ata të vegjlit që në fakt janë të mëdhenj, të jetë e pamundur nga tani e tutje që të vazhdojnë të bëjnë të voglin në funksion të atyre të mëdhenjve fare që përdorin këta që bëjnë sikur janë të vegjël për të bërë evazion.”

 



Lini një koment

3 Komente për "FMN kundër qeverisë për vendosjen e TVSH-së për bizneset e vogla"

avatar
Eni
Guest
E mir e ke mor zotni I FMN. Por ky I joni do te mbushi arken, dhe cben??? Rrjep te vegjelit dhe demton ekonomine kombetare ( se ai qe del te punoje per buke do e mbylli pastaj biznesin se del me humbje) dge pastaj???? Shtihet varveria, papunesia, reduktohet konsumi dhe pastaj zinxhir…e pesojne edhe ca biznse te, tjera te vogla e te mesmethem qe do tu shisnin tete pareve, jo siguracion pensioni dhe zhurma do degjohet jo vetem sot, por edhe shume vite me vone!!!! Kesaj I thone Ekonomi!!! Po mire…gjyshja po pyeste nje dite: Kur qenka keshtu, ky… Read more »
trackback

[…] Monetar Ndërkombëtar publikisht e ka kundërshtuar këtë nismë të qeverisë duke […]

trackback

[…] vazhduar me të njëjtat rekomandime si FMN, dhe Banka Boterore sygjeron se paketa fiskale duhet të jetë e thjeshtë, e qartë dhe sa më pak […]

wpDiscuz