Dhoma Amerikane e Tregtisë denoncon antikushtetutshmërinë e buxhetit 2018

Dhoma Amerikane e Tregtisë denoncon antikushtetutshmërinë e buxhetit 2018

Dhoma Amerikane e Tregtisë, në cilën janë të anëtarësuar të gjithë bizneset kryesore të vendit, ka bërë publike komentet e saj për paketën fiskale 2018 në Ministrinë e Financave, bën të ditur Revista Monitor.

Përveç komenteve teknike dhe mendimeve për mundësi ekonomike, si ajo e mungesës së stimujve realë për biznesin, ekspertët dhe anëtarët e Dhomës, kanë denoncuar metodën e papranueshme, dhe sipas tyre në kundërshti me normat kushtetuese, me të cilat qeveria ka vedosur të menaxhojë ndryshimet fiskale të lidhura me buxhetin, pra ato ligje të zbatueshme që ndryshojnë kriteret e taksimit dhë shpenzimeve për të arritur parashikimet e rritjes ekonomike.

Pa hyrë në teknicizma të ndërlikuara, koncepti është që qeveria, ka parashikuar në projekt vendimin e buxhetit të delegojë me një VKM të mëvonshme përcaktimin e shumë ndryshimeve në sistemin fiskal, si përcaktimin e “kritereve , kushteve dhe proceduarave për zbatim”, pa përcaktuar qartësisht principet që duhet të ndjekë qeveria në përgatitjen e një dekreti të tillë.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë një interpretim i saktë i Kushtetutës thotë se niveli i taksimi duhet të përcaktohet qartë në ligj.

Ndërsa në projekt ligjin e buxhetit 2018 parashikohet një delegim tek qeveria për të përcaktuar kufirin e zbatueshmërisë së TVSH-së dhe heqjen nga taksat të kategorive të caktuara ose për përcaktimin e subjekteve që mund të përfitojnë nga ulja me 5 për qind e taksës mbi të ardhurat mbi aktivitetin e prodhimit të software-ve.

Në fakt sipas nenit 155 të Kushtetutës “Taksat,  tatimet  dhe  detyrimet  financiare  kombëtare  e  vendore,  lehtësimi  ose përjashtimi  prej  tyre  i  kategorive  të  caktuara  të  paguesve,  si  dhe  mënyra  e mbledhjes së tyre caktohen me ligj”, pra jo me një VKM.

Parashikimi i ndryshimeve thelbësore në sistemin e taksimit përmes një dekreti, në rast të një padie të pranuar nga Gjykata Kushtetuese, mund të ngjallë kaos në financat publike, duke krijuar hapësira të paqarta në zbatimi, pra në pagesat ndaj shtetit.

Një sistem ekonomik ka nevojë për ligje të qarta, të zbatueshme në mënyrë koherente, dhe të qendrueshme në kohë, ndërsa qeveria Rama gjatë legjislaturës së saj ka ndryshuar shumë herë sistemin fiskal, ndonjëherë në valën e nevojave urgjente të kasës dhe herë të tjera nën valën e protestave të gjeneruara nga ligjet e dobëta, duke shkaktuar një klimë paqartësie që në të vërtet krijon më shumë dëm se sa një taksim i lartë.

Nisma për t’i kërkuar qeverisë vendimin se çfarë dhe se si të taksojë rrit rreziqet e diskrecionit në zbatueshmërinë e taksës, mjafton të mendosh për përcaktimin, mesa duket i deleguar tek Ministria e Financave (që mbulon edhe një pjesë të mirë të turizmit), të atyre që janë hotel me pesë apo katër yje sipas standardeve ndërkombëtare të cilët përfitojnë nga përjashtimi nga të gjitha taksat për 10 vjet.



Lini një koment

1 Koment për "Dhoma Amerikane e Tregtisë denoncon antikushtetutshmërinë e buxhetit 2018"

avatar
trackback

[…] që BE vazhdon të mbështesë një qeveri, e cila sipas të gjithë treguesve—më të fundit propozimet legjislative dhe dekretet—po shkon drejt konsolidimit të pushtetit në duart e […]

wpDiscuz