Rama shpall linjat kryesore të buxhetit 2018

Rama shpall linjat kryesore të buxhetit 2018

Kryeministri Rama prezantoi sot përpara grupit parlamentar të PS-së projekt-buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2018.

Sipas fjalës së kryeministrit në buxhetin 2018 do të paguajnë TVSH të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 20 milionë lekë të vjetra në vit. Ndërsa do të hiqen nga tatimi mbi fitimin për 1o vjet të gjitha hotelet që do të ndërtohen me katër dhe pesë yje.

“[N]uk do të kenë tatim fitimi për 10 vjetë që nga dita e fillimit të funksionimit të tyre, pra jo që nga dita e fillimit të ndërtimit, nuk do të kenë taksë infrastrukture, nuk do të kenë taksë pasurie, por thjeshtë do të paguajnë TVSH-në 6 për qind që u vendos në muajt e parë të vitit, duke e bërë Shqipërinë në këtë aspekt një nga vendet me nivelin më të ulët të TVSH-së në turizëm në gjithë zonën”, — tha Kryeministri.

Më pas Kryeministri u shpreh se:

Kush ka shtëpi me vlerë më të madhe të paguajë më shumë dhe kush ka shtepi me vlerë më të vogël të paguajë më pak, pavarësisht nga metrat katrorë.

Do të kemi një incentivë të re ulje të tatim fitimit për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe përjashtimin e plotë nga tatimi mbi vlerën e shtuar të 52 kategorive të pajisjeve dhe mjeteve të peshkimit.

Zoti Rama tha se në javët në vazhdim do të bëhet një përshkrim më i detajuar i projekt-buxhetit sipas sektorëve.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz