Çështja Tahiri, Eurodeputetja Pack sulmon ambasadoren Vlahutin dhe KE-në

Çështja Tahiri, Eurodeputetja Pack sulmon ambasadoren Vlahutin dhe KE-në
Presidentja e Forumit të Gruas së Partive Popullove Evropiane Doris Pack

Gjatë fundjavës eurodeputetja Doris Pack, njëkohësisht dhe drejuese e Forumit të Grave të Partive Popullore Demokratike, sulmoi amabasadoren e BE-së Romana Vlahutin dhe Komisionin Evropian për heshjen lidhur me përfshirjen në skandalin Habilaj, pra të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe në korrupsion të ish-ministrit Tahiri, krahu i djathtë i Kryeministrit Rama.

Me anë të një statusi në Twitter, eurodeputetja Pack shkruan:

“Përse Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, -vend kandidat – nuk reagon? A është e besueshme BE që kërkon drejtësi më të mirë, në rast se shkeljet kaq të dukshme as nuk vihen në pikëpyetje?”

Javën e kaluar, eurodeputetja akuzoi gjithashtu qeverinë shqiptare për “pengimin e drejtësisë”, pasi kryeministri Rama nisi një fushatë publike për të diskredituar dhe fyer gazetarët.

“Shqipëria vend i së drejtës? Vend kandidat për në BE? Kryeministri Rama pengon drejtësinë, sulmon prokurorinë për të mbrojtur mikun e tij të dyshuar Tahiri.”

Doris Pack ka folur vazhdimisht, publikisht kundër kanabisit në Shqipërisë. Rasti i fundi ishtë në muajin prill, kur ajo, gjatë një mbledhjeje në Bruksel, deklaroi:

“Ajo çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri është një çmenduri. Kultivimi i kanabisit po përhapet në gjithë vendin, duke e kthyer vendin në burimin kryesor të drogës dhe kontrabandës. Nga ana tjetër ka dhjetra persona me të shkuar kriminale që janë bërë pjesë e administratës shtetërore.”



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz