Rama takon sunduesin e Dubait

Rama takon sunduesin e Dubait

Kryeministri Edi Rama takoi ditën e martë Zëvendës Presidentin, njëkohësisht Kryeministrin e Emirateve të Bashkuara dhe Sunduesin e Dubait, Shaikh Mohammad Bin Rashid Al Maktoum. Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendës Sunduesi i Dubait, Ministri i Financave, Presidenti i Aviacionit Civil të Dubait si dhe Drejtuesi dhe shefi ekzekutiv i Grupit Emirates Airline. Ndërsa Kryeministri Rama shoqërohejë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Shaikh Mohammad dhe Kryeministri Rama biseduan për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe mundësitë e reja për investim në fushën e infrastrukturës, turizmit, tregtisë, dhe industrisë.

Kryeministri Rama tha se lehtësimi i transportin ajror do të rrisë turizmin dhe komunikimin kulturor e tregtar midis vendeve.

Gjithashtu ai theksoi se vendi jonë mund të përfitojë shumë nga ekspertiza e Emirateve të Bashkuara në sektorin e infrastrukturës, aviacionit dhe porteve.

Qeveria e Emirateve të Bashkuara nga viti 2011 deri në vitin 2013, përmes Fondit Abu Dhabi i ka dhënë Shqipërisë rreth 85 milionë dollarë borxh koncesionar për financimin e tre projekteve si Rikonstruksioni i Lumit Tirana, ndërtimi i Bulevardit të Ri, dhe ndërtimi i rrugës Tiranë- Elbasan.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz