Përgjimet e dosjes Habilaj hedhin dritë mbi “keqfunksionimin” e radarëve detarë

Përgjimet e dosjes Habilaj hedhin dritë mbi “keqfunksionimin” e radarëve detarë

Jo vetëm ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qënë i përfshirë në përgjimet e dosjes Habilaj e përpiluar nga policia italiane. Përgjimet e bisedave hedhin dritë edhe mbi “keqfunksionimin” e mistershëm të sistemit të radarëve detarë të përdorura nga Qendra Ndërinstitucionale e Operacioneve Detare (QNOD), e cila është nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në atë periudhë nën përgjegjësinë edhe të ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Në fund të gushtit, Drejtori i Përgjithshëm i Shtetit Haki Çako u ankua se QNOD vazhdimisht ka dështuar në kapjen e sinjaleve të varkave të shpejta të përdorura për trafikun e drogës përmes Detit Adriatik për në Itali, edhe pse sistemi duhet të jetë në gjendje ta bëj një gjë të tillë:

[N]ë mjaft raste policia ka kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje me orare e data konkrete, […] po në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky sistem.

Menjëherë pas bërjes publike të shkresës së Drejtorit Çako u përgjigjë publikisht Ministria e Mbrojtjes, e cila e përgënjeshtëroi pretendimet e Zotit Çako:

“Nëpërmjet kësaj deklarate të përbashkët informojmë publikun se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës detare, një sistem ky i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional.

Çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës.”

Në faqen 419 të dosjes mbi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e tij, sidoqoftë, tregohet qartë se grupi kriminal kishte njerëz brenda QNOD të aftë të fiknin sistemin e radarëve apo të fshihnin regjistrimet:

Nga bisedat e përgjuara, evidentohet se Moisi Habilaj gëzonte mbështetjen e drejtuesve të forcave të policisë, si dhe të një funksionari të kontrollit detar në selinë operative të Tiranës, i cili i kishte referuar një bashkëpunëtorit të Moisiut, që peshkarexha “Fatima” kishte hyrë, për pak, në brendësi të ujërave territoriale greke, gjatë operacionit të ndalesës në territorin shqiptar.

Moisi Habilaj: (“E ke parë furgonin e policisë që kaloi? Pak më parë…janë të gjithë tanët këtu!! Por s’i dihet, nëse ndonjë grua q**re…kjo nuk duhet. Ai mori sepse është në sallë. Si i thuhet.. Salla është në portin tjetër të qytetit.. Ai më shikon çdo gjë, edhe peshqit arrin të shikojë nga aty. Sepse ai është një mik i një mikut tonë..”po si ndodhi”. Sepse e kanë pyetur “cila është kjo anija”.. dhe ai i ka thënë, “cila anije”…”Si ka mundësi që ka hyrë rreth një milje në ujërat territoriale greke”.

Një auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2013 dhe 2014 i kryer në Shtator 2015  gjeti parregullësi serioze me procedurat e prokurimeve për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve.

Ministria e Mbrojtjes ka zgjedhur procedurat e mbyllura, atje ku sipas ligjit ishte e detyrueshme të kryhej prokurim publik me procedurë të hapur. Ministria gjithashtu dështoi të ftojë kompaninë e huaj Lockheed Martin të paraqiste një ofertë, edhe pse kjo kompani kishte hartuar dhe ndërtuar më parë sistemin e radarëve.

Por, Ministria kontraktoi kompaninë shqiptare Idea-Tel, për kontratën me vlerë 750 milionë lek, e cila falimentoi në respektimin e afateve të kontratës së mirëmbajtjes, duke i shkaktuar shteti dëm ekonomik prej 41 milionë lek.

KLSH urdhëroi Ministren Kodheli të penalizonte kompaninë IDEA-TEL për shkelje të kontratës dhe të merrte masë disiplinore kundër Gjeneralit të Brigadës Qemal Shkurti. Shkurt, KLSH deklaroi se e gjithë procedura e prokurimeve ishte e “kompromentuar”.

Bazuar në sa më sipër informacioni i bërë publik nga dosja e Habilajt i jep veprimeve të paligjshme të Ministres Kodheli tone më serioze.

Pse Ministrja e Mbrojtjes Kodheli duhet të ngulte këmbë në një kontratë të shtrenjtë me një kompani të paaftë shqiptare, kur kompania ndërkombëtare e njohur Lockheed Martin, e cila e ndërtoi sistemin e radarëve dhe kishte një ofertë më të mirë?

Çfarë përparësie kishte kompania vendase, kompania shqiptare, për tu kujdesur për mirëmbajtjen e sistemit të radarëve të vendosur për të monitoruar ujrat shqiptarë, më shumë se sa një kompani e huaj?

Këto janë pyetjet urgjente që kërkojnë një përgjigje nga ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz