Reporter.al: Qindra hektarë tokë në Karaburun dhe Zvërnec janë përfituar në mënyrë të paligjshme

Reporter.al: Qindra hektarë tokë në Karaburun dhe Zvërnec janë përfituar në mënyrë të paligjshme
Zvërnec, Vlorë

Gazetarja Lindita Cela në artikullin e saj “Vendimet e falsifikuara e bënë varrmihësin vlonjat pronar të Karaburunit” botuar në Reporter.al shkruan se Prokuroria e Vlorës ka zbuluar një skemë mashtrimi me tjetërsimin e pronave në Vlorë.

Në artikull shkruhet se, sipas Prokurorisë në gjykatën e Vlorës janë krijuar dosje gjyqësore, falsifikim i dokumentave arkivorë e më pas certifikimi i tyre në institucionet e tjera shtetërore.

Sipas Prokurorisë, mbi 314 hektarë tokë është përfituar në mënyrë të paligjshme në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit e më pas është shitur tek të tretë.

Po kështu një persona me profesion varrhimës ka përfituar 220 hektarë tokë në Karaburun me vlerë 210 milionë euro, dhe më pas një tjetër sipërfaqe toke në Zvërnec. Të dyja këto pronat janë shitur tek të persona të tretë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë që kjo skemë falsifikimi e pronës është përdorur gjithashtu për të tjetërsuar një sipërfaqe tjetër toke prej 5.2 hektarësh në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Nga viti 2015 deri në vitin 2017, prokuroria ka zbuluar 35 raste të tjetërsimit të pronës nëpërmjet falsifikimit.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, pronat e tjetërsuara në Karaburun dhe Zvërnec mbeten nën sekuestro paraprake me urdhër të Prokurorisë së Vlorës.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz