Stabilitokracia, strehë për korrupsionin dhe autoritarizmin

Stabilitokracia, strehë për korrupsionin dhe autoritarizmin

“Shqipëria ka ndarje të thellë politike, ku politika dhe marrëdhëniet mes klaneve ndërthurren në një rrjet hakmarrje dhe korrupsioni. Trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave po lulëzon në këtë vend. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në vend që ti përgjigjet këtyre dështimeve të qeverisë, rishtazi e ka përkeqësuar gjendjen duke folur për Shqipërinë e Madhe dhe duke ushqyer frikën e shkëputjes të pakicave shqiptare në Maqedoninë fqinje”.

Kështu shkruhet për Shqipërinë në artikullin me titull “Çfarë duhet të bëjë Evropa për vendet e Ballkanit Perëndimor” e botuar sot në median Këshilli Evropian mbi Marrëdhëniet e Jashtme.

Artikulli flet se si BE-ja ka lënë pas dore vështirësitë e Ballkanit në ekonomi dhe politikë, në emër të qendrueshmërisë së rajonit. Si dhe flet për hapat që BE duhet të marrë për të përmirësuar gjendjen në rajon.

Më tej në artikull shkruhet se:

Bashkimin Evropian duhet të lërë menjanë “Stabilokracinë” dhe të përballet me udhëheqësitë politikë kleptokratë të Ballkanit.

Këmbëngulja në stabilokracinë e rajonit, amplifikon problemet e Ballkanit Perëndimor. Ajo shërben si strehë për korrupsioni, nxit rininë të emigrojë dhe e shtyn rajonin larg BE-së.

Ballkani pavarësisht uljes së varfërisë dhe dhunës vazhdon të ketë tensione etnike të fshehura nën sipërfaqe. Gjithashtu ekonomitë e dobëta të Ballkanit të prekura nga papunësia në rritje tek të rinjtë dhe korrupsioni kanë sjellë rritjen e kërkesave për emigrim të qytetarëve në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Në mungesë të një procesi anëtarësimi efektiv, kërkimi për qendrueshmëri në periferinë e Evropës ka motivuar udhëheqësitë evropianë të mbyllin një sy ndaj intimidimit të opozitës dhe rritjes së autoritarizmit.

Këto veprime të BE-së kanë rritur pakënaqësinë mes qytetarëve të ballkanit. Tani, vetëm 39 për qind e qytetarëve duan të anëtarësohen në BE. Udhëheqësitë politikë e shohin të gjtihë procesin e anëtarësimit në mënyrë cinike. Ashtu sikur tha edhe një drejtues lokal — “Ne gënjejmë [BE-në] se ne jemi serioz për reformat, dhe ato na gënjejnë ne se ato janë serioz për anëtarësimin”.

Kjo tregon se pavarësisht se BE nëpërmjet procesit të Berlinit po përpiqet të ringjallë procesin e anëtarësimit, ndryshimi i vërtet vazhdon të mbetet ndërhyrja politike.

Kjo do të thotë se BE duhet të ndërhyjë në politikën e këtyre vendeve. Ajo nuk mund të lejoj qendrimin në pushtet për një kohë kaq të gjatë të një udhëheqësi si Nikola Gruevski në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE.

Titulli në origjinal “Çfarë duhet të bëjë BE në vendet e Ballkanit Perëndimor”.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz