Sërish tensione në Kuvend

Sërish tensione në Kuvend

Deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë kërkuar sot përjashtimin e Kryeministri Rama nga punimet e Kuvendit. Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Parlametit Ruçi, deputetët shprehen se:

“Gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së sotme, […] Kryeministri Edi Rama në mënyrë të përsëritur ofendoi deputetin Sali Berisha me fjalor vulgar e të papranueshëm. Bazuar në rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë, në emër të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane kërkojmë përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga seanca.”

Pas fjalëve ofenduese të Kryeministrit Rama ndaj Deputetit Berisha, gjendja në sallën e kuvendit u acarua. Deputeti Flamur Noka kërkoi fjalën bazuar në nenin 49 pika 1 të Rregullores së Kuvendit ku cilësohet se “Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë”, dhe duke qënë se “çështje të procedurës janë kërkesat që kanë të bëjnë me zbatimin e Rregullores” —në këtë rast zbatimi i rregullores për marrje mase nga Kryeparlamentari Ruçi ndaj Kryeministrit Rama për ofendim të deputetit demokrat Berisha — Zoti Noka kishte të drejtën e menjëhershme të fjalës.

Por në shkelje të Rregullores së Kuvendit, Kryetari Ruçi nuk i dha të drejëtn e fjalës Deputetit Noka, duke ia kaluar radhën deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj.

Deputeti Noka kërkoi respektimin e rregullores, u ngrit në këmbë dhe bllokoi foltoren. Kryetari i uvendit pezulloi Zotin Noka dhe vendosi shtyrjen e seancës për pasdite.

E njëjta situatë u krijua dhe gjatë seancës së javës së kaluar, kur Kryetari i Kuvendit Ruçi në shkejle të rregulllores përjashtoi nga punimet e Kuvendit kreun e PD Lulzim Basha.



Lini një koment

1 Koment për "Sërish tensione në Kuvend"

avatar
trackback

[…] i zotit Basha vjen pasi kreu i Kuvendit Ruçi përjashtoi nga seanca deputetin demokrat Flamur Noka. Ky i fundit i kërkoi Zotit Ruçi të respektonte […]

wpDiscuz