Bashkia largon përkohësisht tregtarët nga Pazari i Ri

Bashkia largon përkohësisht tregtarët nga Pazari i Ri

Bashkia e Tiranës ka vendosur të largojë tregtarët në Pazarin e Ri për dy ditë, për t’ja lënë hapësirën Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për të zhvilluar një aktivitet për artizanët.

Lajmin e bëri të ditur Lapsi.al.

“Pavarësisht vlerave që do të promovojë ky aktivitet dhe qëllimit të mirë, organizatorët nuk kanë llogaritur faktin se nga bllokimi i tregut, janë lënë pa punuar dhjetëra kryefamiljarë. Vendimi i Bashkisë nuk është pritur mirë nga tregtarët, që këto ditë po i kalojnë në kafet e Pazarit të Ri, duke pritur të mbarojë aktiviteti i Kulturës,” shkruan Lapsi.al.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit është iniciatori dhe financuesi kryesor i projektit të rinovimit të Pazarit të Ri.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz