Këshilli i Ministrave nuk emëron zëvendësministrat nga Kosova

Këshilli i Ministrave nuk emëron zëvendësministrat nga Kosova

Që prej të shtunës, kur u bënë publik zëvendësministrat e Qeverisë Rama 2, media njoftoi se mes 33 zëvendësministrave, Kreyministri Rama ka emëruar katër shqiptarë nga Kosova, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, por dhe për ta vendosur veten si “udhëheqës” i gjithë shqiptarëve.

Kjo taktikë është ndjekur dhe më parë nga Kryeministri Rama. Kujtojmë rastin e Shkëlzen Maliqit si Këshilltar për Rajonin dhe Erzen Shkolollit si kurator në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD).

Besa Shahini, një analiste e pavarur e politikave publike në Kosovë, e cila u propozua nga Kryeministri Rama si Zëvendës Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë më 7 tetor, shkruan se “ndihet e nderuar që puna e saj e derimëtanishme në fushën e arsimit vlerësohet si një aktiv në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. “

Megjithatë, vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 9 tetor, publikuar në faqen e internetit të Kryeministrit, tregon se deri më tani asnjë shqiptar nga Kosova nuk është zgjedhur zyrtarisht dhe ligjërisht si Zëvendës Ministër në cilëndo ministri të re.

Lista e emërimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave përmban 29 emra, në vend të 33 të raportuar nga media.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz