Qeveria Rama 2 prezanton prioritetet e 100 ditëve të para

Qeveria Rama 2 prezanton prioritetet e 100 ditëve të para

Partia Socialiste po organizon sot Asamblenë Kombëtare, gjatë së cilës ministrat e Kabinetit Rama 2 do të prezantojnë objektivat për 100 ditët e para të qeverisjes.

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj foli për prioritetet e punës së tij, ku më kryesoret ishin:

  • Përgatitja e kuadrit ligjor për procesin e vettingut në radhët e policisë;
  • Forcimi i policimit në komunitet;
  • Lufta kundër krimit të organizuar sfida kyçe për gjithë mandatin, por në këto 100 ditët do të shohë një sërë hapash që do të hidhen;
  • Operacion i mirëorganizuar i policisë së shtetit në ndërthurje me të gjithë agjencitë e shtetit;
  • Përmirësim cilësor i policisë gjyqësore;
  • Riorganizim tërësor të sistemit të hetimit në polici;
  • Ngritja e strukturave të posaçme ndëristitucionale për goditjen e paligjmërisë;
  • Menaxhimi i kufirit.

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati listoi këto prioritete:

  • Integrimi Europian: Në 2018 do të vijmë me një vendimmarrje të plotë sa i takon procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim;
  • Prioritet rajoni, marrëdhënia me Kosovën, dhe plani ambicioz për ta kthyer kufirin tonë në një kufi europian dhe kthimin e Portit të Durrësit në portën hyrëse për Kosovën;
  • Në 100 ditëshin e parë do të fokusohemi në krijimin e regjistrit  të diasporës që do i hapë rrugë zbatimit të ligjit për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut;
  • Diplomacia në shërbim të ekonomisë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh:

  • Do thellojmë bashkëpunimin me NATO-n e SHBA e aleatët tanë europian;
  • FA do të vijojë rritjen e kontributit të Shqipërisë në NATO dhe angazhimin në misione paqëruajtëse të drejtuara nga aleanca;
  • Në 100 ditët e para të punojmë seriozisht për të paraqitur një buxhet sa më serioz.


Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz