Luksemburg — Azilkërkuesit shqiptarë po kthehen në problem

Luksemburg — Azilkërkuesit shqiptarë po kthehen në problem
Ministri i Luksemburgut për Emigracionit dhe Azilit Jean Asselborn

Pas Holandës e Francës, dhe Luksemburgu ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria.

Ministri i Luksemburgut për Emigracionit dhe Azilit Jean Asselborn, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, shprehu hapur se “fluksi i azilkërkuesve shqiptarë është problematik” dhe se Luksemburgu nuk mund t’i strehojë më ata.

Gjatë një deklaratë të përbashkët shtypi me ministrin e Punëve të Jashtëm Ditmir Bushatin, deklaroi:

“Nuk është vetëm problem i Luksemburgut, por edhe i vendeve të tjera europiane. Në Luksemburg fluksi i azilkërkuesve [shqiptarë] është problematik.

Pas liberalizimit të vizave në 2010 qëllimi kryesor i regjimit pa viza nuk është që të promovohen kërkesat e pabazuara për azil.

Të miturit dërgohen pa prindërit e tyre. Duhet të përpiqemi të mos lejojmë një gjë të tillë.”

Pak javë më parë, Franca dhe Holanda kanë shprehur idenë e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve shqiptarë. Edhe pse ambasadorët kanë deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se Shqipëria është vend i sigurtë origjine dhe se azilkërkuesit shqiptarë nuk do të pranohen, numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil vazhdon të jetë i lartë.

Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të shteteve evropiane, Kryeministri Rama vazhdon ta mohojë si problem, rritjen e numrit të azilantëve shqiptarë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz