Tjetër trashëgimi kulturore drejt betonizimit: po ndërtohet në Butrint

Tjetër trashëgimi kulturore drejt betonizimit: po ndërtohet në Butrint

Një tjetër pasuri kombëtare në vend po betonizohet.

Në Parkun Kombëtar të Butrintit, pasuri botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s, kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti pranë një muri prehistorik.

Televizioni Ora News ka sjellë disa pamje nga brenda parkut, ku shihet qartë sheshi i ndërtimit i rrethuar dhe punëtorët teksa hedhin beton.

Punimet brenda Parkut të Butrintit – Burimi: OraNews

Sipas OraNews, objekti që po ndërtohet është një lokal dhe drejtori i Parkut të Butrintit Gjergji Mano ka deklaruar se leja për ndërtimin e objektit brenda parkut është dhënë nga Ministria e Kulturës.

Zona e rrethuar për ndërtim është në zonën e njohur si Akropola e qytetit të Butrintit, pranë Kullës Veneciane.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi kompaninë apo lejet dhe afatet për punimet që po bëhen në park.

Parku i Butrintit

Parku kombëtar i Butrintit është shpallur monument kulture në mbrojtje nga shteti shqiptar në vitin 1948.

Më pas është regjistruar si pasuri botërore e UNESCO-s në vitin 1992 dhe është përfshirë në listën e Monumenteve në Rrezik në vitin 1997.

Nuk është rasti i parë që një zonë, trashëgimi e UNESCO-s, rrezikohet nga punët ndërtimore. Në qytetin e Gjirokastrës, po ashtu nën mbrojtjen e UNESCO-s, qeveria ka miratuar planin për ndërtimin e bypassit të qytetit, plan ky që vë në rrezik trashëgiminë arkeologjike të këtij qyteti.



Lini një koment

2 Komente për "Tjetër trashëgimi kulturore drejt betonizimit: po ndërtohet në Butrint"

avatar
Une Jam Butrinti
Guest

A i degjuat sot mostrat e Ministres se Kultures? Si mund te mbrojne ndertimin ne park?!!! Cfare mostrash pa bosht e integritet!!!Njera hiqet si specialiste e arkeologjise e tjetra si njohese e shume specialsiteve te fushes!!!! Precedenti eshte tejet i rrezikshem per te filluar shkaterrimin e perles se vetme qe ka ngelur e pa prekur, parkut te magjishem te Butrintit, pasi e shohin si te vetmin vend te ngelur pa ndertime

Une Jam Butrinti
Guest

Ah…kisha edhe dicka tjeter… ne tabelen informuese te projektit qe po zbatohet ne Butrint, tek rubrika “Projektues” ishte vendosur IMK. Nje pyetje kam: a ka license proejktimi IMK? Apo ky emertim perdoret per te mbuluar dike qe ka bere projektin, por nuk mund te vendose emrin pasi eshte ne konflikt interesi?

wpDiscuz