Shqipëria po kthehet në arenë krimi

Shqipëria po kthehet në arenë krimi

Ditët e fundit, vendi ka përjetuar një seri krimesh të rënda, të cilat po sjellin shqetësim në rritje për rikthimin e përplasjeve mes bandave kriminale.

Më poshtë është një listë e krimeve kryesore të tre javëve të fundit.

1 tetor:

Në Vlorë, persona të pa identifikuar qëlluan me armë drejt makinës së Ferdinand Llanajt. Mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij 8 vjeçar dhe Dritan Bega. 39-vjeçari Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt, i dënuar për vrasjen e tre personave gjatë një përplasje me armë bandash në lagjen Çole, në prill 2015.

Në Vranisht të Vlorës, një 40 vjeçar u plagos  për motive ende të panjohura.

30 shtator:

Në Peqin, një 63 vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj një 56 vjeçari pas një konflkti.

29 shtator:

Në Laprakë, katër persona u plagosën pas një konflikti me armë brenda një lokali. Një ndër personat e përfshirë është Arben Seferaj, person në kërkim për një tjetër vepër penale.

Në Shkodër, ndodhi një shpërthim me eksploziv në katin e parë të banesës 3 katëshe të Avdyl Dergutit.

18 shtator:

Në Elbasan, një prej bandave të Elbasanit, drejtuar nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari, ushtroi dhunë mbi një grup policësh. Makina e Zëvendës Drejtorit të Policisë u përplas nga një makinë e blinduar që dyshohet se është në pronësi të Suel Çelës. Policët nuk bënë asgjë për të ndalur dhunuesiot.

Për të gjitha rastet e mësipërme, policia nuk ka zbardhur ende ngjarjen dhe nuk ka arrestuar autorët.



Lini një koment

3 Komente për "Shqipëria po kthehet në arenë krimi"

avatar
trackback

[…] e forta të ambasadorit amerikan vijnë pas një jave plot me atentate kriminale dhe rikthim të përplasjeve mes bandave në disa qytete të […]

trackback

[…] fjalës së tij, Zoti Çako nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi personale, pavarësisht se situata e krijuar muajt e fundit në Shqipëri, me një seri krimesh të rënda e përplasje mes bandash, ku në të […]

trackback

[…] fjalës së tij, Zoti Çako nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi personale, pavarësisht se situata e krijuar muajt e fundit në Shqipëri, me një seri krimesh të rënda e përplasje mes bandash, ku në të […]

wpDiscuz