Basha takon krerët e FMN-së


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesin e përhershëm të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke.

Zoti Basha u shpreh se PD do të mbështesë një program me FMN-në ku kontrolli të jetë më i fortë për shkak të gjendjes ekonomike dhe të balancave fiskale me projektin korruptiv të konçesioneve.

Gjithashtu ai theksoi se papunësia tek të rinjtë është e lartë, biznesi ka tkurrur veprimtarinë e tij dhe investimet e huaja kanë rënë në një nivel shumë të ulët, duke bërë që tregu të mos ketë më punëdhënës me kërkesë të lartë.

Kryetari i opozitës theksoi se vendi është përfshirë nga kriza ekonomike, borxhi është rritur në 71 për qind të PBB-së, niveli i ulët i mbledhjes së të ardhurave dhe numri i shqiptarëve që kanë lënë vendin është rreth 270 mijë persona.

Gjatë takimit Zonja Thuludhar dhe Zoti Reinke vlerësuan rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të fundit.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz