Bashkia Kavajë nuk di asgjë për projektin prej 5 milionë euro të BE-së

Bashkia Kavajë nuk di asgjë për projektin prej 5 milionë euro të BE-së

Exit.al, kohët e fundit ka raportuar gjërësisht mbi projektin e financuar nga Bashkimi Evropian për “Ndërtimin e Sistemit të Ujrave të Zeza dhe sistemit të Kanalizimeve në Vlorë, Ksamil, Kavajë dhe Shëngjin, Shqipëri” me vlerë 14 milionë euro i nisur më vitin 2011.

Analizimi i dokumentave të tenderit dhe raporteve mujore tregon se Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë ka zgjedhur fitues një kompani e cila falimentoi 6 muaj pasi fitoi projektin. Kjo kompani u zgjodh pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga komisioni i vlerësimit të ofertave të tenderit mbi mundësitë financiare dhe ekonomike të bashkimit të kompanive.

Shembull është rasti i zbatimit të projektit në Ksamil, ku një vonesë kapi tjetrën.

Pavarësisht se supervizori i punimeve i raportoi në mënyrë të vazhdueshme Delegacionit të BE-së në Tiranë për mungesën e fuqisë punëtore dhe keqfunksionimin e mjeteve të punë, BE nuk ndërhyri dhe nuk e ndreqi problemin.

Si rezultat i këtyre dy dështimeve, në mos të keqadministrimit, projekti përfundoi 2 vjet me vonesë. Disa muaj pas përfundimit, këtë verë, në Sarandë dhe Ksamil plasën tubat e kanalizimeve dhe përmbytën bregdetin përreth me ujra të zeza.

Bashkia fajësoi BE-në, duke u shprehur se ato nuk ishin përfshirë në projekt, ndërsa BE-ja deklaroi se projekti u përfundua dhe zyrtarisht iu dorëzua autoriteteve shqiptare.

Në të njëjtën periudhë, impjanti për trajtimin e ujrave të zeza në Kavajës u zgjerua nga e njëjta kompani, me vlerë rreth pesë millionë euro. Ndërtimi ka mbaruar në dhjetor të vitit 2015, por në raportin përfundimtar të supervizorit në dhjetor 2016, duket se “procedurat për pranimin provizor” ishin ende në pritje për të filluar.

Pavarësisht se statusi aktual i projektit është i panjohur—Shërbimi i Jashtëm i BE-së nuk ka dhënë asnjë dokument në lidhje me të—faza e ardhme duket se do të jetë një lojë fajësimi ndërmjet Delegacionit të BE-së dhe bashkisë.

Exit.al i bëri kërkesë Bashkisë së Kavajës nëse ishin ose jo në dijeni të ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve të financuara nga BE. Përgjigjia e Kyebashkiakut Isa Sakja ishte e qartë:

Në Bashkinë e Kavajës nuk ka asnjë dokument për rinovimin e sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza apo ndonëj projekt tjetër i financuar nga Bashkimi Evropian.

Me fjalë të tjera, nuk ekziston asnjë dokument për financimin me vlerë 5 milionë euro të projektit të BE-së, i cili ka filluar më 2012 në Bashkinë e Kavajës.

Vërtet, nuk ka patur askënd që t’u thotë atyre për ketë projekt?!

 

 



Lini një koment

2 Komente për "Bashkia Kavajë nuk di asgjë për projektin prej 5 milionë euro të BE-së"

avatar
Albi
Guest

WTF???? Seriozisht eshte kjo??

trackback

[…] me gazetarë në qytetete ku projektet nuk kanë dështuar plotësisht duke harruar qytetet e Kavajës, Shëngjinit dhe Ksamilit – të gjitha pjesë e të njëjtit projekt si ai në Fier, ku […]

wpDiscuz