Rama në OKB, a do të ketë foto Rama-Trump?

Rama në OKB, a do të ketë foto Rama-Trump?
Ciftet Obama-Berisha, Obama-Rama

Çdo vit, gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidenti i SHBA-ve shtron një darkë zyrtare për të gjithë kryetarët e qeverive apo të shtetit të pranishëm në punimet e Asamblesë.

Është bërë tashmë traditë që në fund të kësaj darke, Presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-ve pozojnë për foto mirësjelljeje me udhëheqësit e vendeve dhe bashkëshortet e tyre, të cilët qëndrojnë në rrjesht njëri pas tjetrit deri sa tu vijë rradha për foton e tyre.

Të gjithë, udhëheqësit shqiptarë kanë bërë fotot të tilla me çiftin e parë të SHBA-ve në vitet e shkuara.

Në vitin 2011, çifti Berisha, në vitin 2012 dhe 2016 çifti Nishani dhe në vitin 2015 çifti Rama bënë fotografi me çiftin Obama në fund të darkës zyrtare. Më herët, çifti Berisha ka bërë foto dhe me çiftin Bush.

Çiftet Obama-Nishani

Këtë vit në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po merr pjesë Kryeministri Rama me bashkëshorten. Ata janë të ftuar automatikisht në darkën që do të shtrojë Presidenti Trump me bashkëshorten. Në fund të saj, normalisht ata duhet të bjënë foton rutinë.

Por a kanë lënë gjurmë deklaratat e ashpra të Ramës kundër Trump sa stafi i Trump të bëjë një hap të paprecedent dhe të përjashtojë Ramën nga ky ritual rutinë? Vështirë të besohet se do ta përjashtojnë, por mbetet për t’u parë.



Lini një koment

1 Koment për "Rama në OKB, a do të ketë foto Rama-Trump?"

avatar
...
Guest

Sa i shkonin mustaqet Nishanit !!

wpDiscuz