PD-LSI ndajnë drejtimin e komisioneve parlamentare

PD-LSI ndajnë drejtimin e komisioneve parlamentare
SEANCE PARLAMENTARE - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku po shqyrtohet nen per nen dhe me pas te miratohet buxheti 2014.

Pas miratimit të programit të Qeverisë Rama 2, dy partitë opozitare kanë ndarë mes tyre tre nga tetë komisionet parlamentare që i takojnë opozitës.

PD dhe LSI, pas diskutimeve kanë rënë dakord që Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë të drejtohet nga LSI, përkatësisht nga Petrit Vasili, ish-ministri i Drejtësisë.

Partia Demokratike do të drejtojë komisionet për Integrimin Evropian dhe për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Dy partitë opozitare kanë nisur dhe shpërndarjen e deputetëve të tyre në këto komisione.

Ndërkohë Partia Socialiste do të drejtojë pesë komisionet e mbetura: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e  Njeriut; për Politikën e Jashtme; për Ekonominë dhe Financat; për Sigurinë Kombëtare; për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Komisionet parlamentare dhe përbërja e tyre do të votohen në seancën plenare të radhës.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz