Komisioni Evropian i vendosur, Juncker: Ballkani jo në BE deri në 2019-ën

Komisioni Evropian i vendosur, Juncker: Ballkani jo në BE deri në 2019-ën

Jean Claude Junker, Presidenti i Komisionit Evropian i rikujtoi edhe njëherë sot Ballkanit Perëndimor se deri në përfundim të mandatit të tij, në vitin 2019, nuk do të anëtarësohet në BAshkimin Evropian.

Në fjalimin e tij përpara deputetëve të Parlamentit Evropian në Strazburg, Presidenti Juncker sqaroi se “kushtet e vendosura nga BE për anëtarësimin e vendeve të reja nuk do të arrihen nga asnjë nga shtetet e Ballkanit deri në vitin 2019.”

“Dhe çdo herë për secilin shtet të ri anëtar, sundimi i ligjit duhet të jetë i vendosur plotësisht dhe vlerat themelore të BE-së duhet të respektohen,” vuri në dukje Junkcer, duke shtuar se kjo është “një prioritet absolut”.

Gjithsesi Juncker i bëri thirrje Ballkanit që të vijojnë me procesin e reformave sepse pas vitit 2019 BE do të ketë më shumë se 27 shtete anëtare.

Gjatë javevë të fundit, nga shumë zyrtarë të lartë të BE-së është përsëritur fakti se ne dy vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja.

Një ditë më parë, Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, rikujtoi vendimin e BE-së se deri në vitin 2019 asnjë shtetit i Ballkanit nuk t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Njësoj si Presidenti Juncker, Zonja Mogherini sqaroi se mosanëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE nuk do të thotë se procesi i zgjerimit të BE-së është ndalur, por shtetet e Ballkanit ende nuk janë gati për këtë hap.

Po ashtu, eurodeputeti David McAllister, pak javë më parë theksoi se është vendim i prerë i Komisionit Evropian, bazuar në ecurinë e vendeve, që deri në vitin 2019 du do të ketë anëtarësime të reja në BE.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz